Banner

Fetva 222



Pyetja:

Në vitin 1997 kam blerë një kompjuter me vlerë 3000 dinarë të Libisë. Por, pas 5 muajve të blerjes së kompjuterit ai m'u konfiskua për arsye se ka qenë ilegal. Shitësi më ka premtuar se do t'mi kthejë paratë.

Por, unë jam në dilemë për atë se a t'ja kërkoj kompjuterin apo paratë! Duhet potencuar se çmimet e kompjuterëve kanë ra ndërsa vlera e valutës është ngritur?


Përgjigja:

Nëse shitësi i aparatit e ka ditur se është ilegal dhe ty nuk të ka treguar atëherë ti ke të drejtë t'i marrish paratë që ia ke dhënë, është kështu pasiqë shitblerja në këtë rast është fasid (me të meta) ndërsa te kontrata që ka statusin fasid, plaçka i kthehet të zotit të saj si dhe paratë.



Autor: Prof. Dr. el-Buti

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...