Banner

Fetva 224



Pyetja:

Jam 22 vjeçar dhe jam në prag të diplomimit në Fakultetin e Letërsisë Angleze dhe aspiroj që të mësoj ndonjë degë tjetër dhe ndonjë gjuhë tjetër. Por, disa që i përmbahen fesë më thanë se unë duhet të përqëndrohem të studjoj Fenë time për arsye se këto degë tjera nuk të vlejnë në Ahiret.

Pyetja ime është: A nuk e konsideron All-llahu mësimin e çdo diturie si vlerë të vlefshme? A është e vërtetë ajo që thonë ata? Pse femrat intelektuale që dinë dy-tri gjuhë i emërtojmë si femra të pa përkushtuara në Fe kurse femrat të cilat i përmbahen shtëpisë e merren vetëm me kuzhinën i emërtojmë si të përkushtuara në Fe?


Përgjigja:

Të gjitha dituritë në Islam janë të kërkuara dhe të ndershme. Por, ato ndryshojnë për nga epërsia dhe vlera. Nuk ka në Islam diç që ndalon studimin e shkencave të ndryshme, madje Islami për studimin e tyre bën nxitje.



Autor: Prof. Dr. el-Buti

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...