Banner

Fetva 42 - Xhihadi detarë



Pyetja:

Çfar dispozite ka Islami për atë që quhet Xhihadi detarë të cilin e organizonin disa ish shtete Islame ku qëllimi i tyre ka qenë prita e anijeve evropiane dhe grabitja e pasurive të tyre?

Dikush thotë se paraqitja e fatalizmit dhe voluntarizmit ka qenë politike.

Si p.sh.: Halifja Abdu El-Melik i ka dërguar policët te njerëzit për t'i torturuar e shajtur duke ju thënë se kjo është Kader (i Zotit).


Përgjigja:

Pronarët e këtyre anijeve nuk janë palë ndërluftuese, andaj, nuk lejohet prita kundër tyre me asnjë të keqe e të mos flasim për grabitjen e pasurive të tyre.

Ndërmarrja e një hapi të tillë është plan i armiqëve dhe i atyre që vazhdimisht i rinë në pritë Islamit (këtë e dëshmojnë edhe vetë dokumentet ekzistuese).

Kjo bëhet me shpresë se këto veprime armiqësore e amorale të pengojnë interesimin që shtohet dita-ditës te popujt evropianë për të njohur Islamin si dhe për të humbur besimin që shtohet dita-ditës se Islami është rruga e vetme që tregon për të vërtetën univerzale dhe obligimet njerëzore.



Autor: Prof. Dr. el-Buti