Banner

Platformat çoroditëse britaneze për copëtimin e unitetit islam!



Lavdi i qoftë All-llahut, lavd i cili shton begatitë e Tija dhe i bën të mjaftueshme mirësitë e Tija. I lavdishëm je o Zot. Zoti im, nuk kam shprehje me të cilën mund të të lavdëroj Ty. Ti je siç ke lavdëruar Veten. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër, pos Teje. Ti je i vetmi pa shoq. Dëshmoj se zotëriu dhe i Dërguari ynë Muhammedi sal-lall-llahu alejhi vesel-lem është zotëriu, i zgjedhuri dhe i Dërguari i Tij, të cilin All-llahu e dërgoi për të gjithë botën, përgëzues dhe sihariques. Zoti im, beko Muhammedin zotëriun tonë, familjen e tij me bekimet Tua të pandërprera deri Ditën e Gjykimit.

Vëllezër të mi (muslimanë) këshilloj veten time që është e gabueshme dhe juve që t'i frikohemi All-llahut të Madhëruar!


Robër të All-llahut!!!

Njeriu me mendje të shëndoshë e që jeton në këtë kohë, e ka të njohur se e gjithë kjo që po nodh, në shënjestër ka Islamin. Kjo gjë qartë shihet nga propagandat dhe motot, me të cilat arsyetohen dhe miratohen aksionet armiqësore. Gjithashtu është e ditur se arma e parë strategjike, (siç thonë ata), është përçarja, gjegjësisht, futja e armiqësisë midis muslimanëve. Këtë e dëshmon edhe fakti historik, kah përfundimi i Halifatit Osman, ku e gjithë bota e di se Britania ka luajtur rolin kryesor në eksperimentin provues që e ka përgatitur për të përçarë muslimanët dhe për t'i shëndruar ata në grupe konfliktuese, për të arritur aspiratën-shkatërrimin e Halifatit Islam.

Unë jam i detyruar që në këtë rast, para jush, të ofroj disa emra dhe dokumente:

Ai që ka lexuar librin: "Eamidetu el-hikmeti es-sebati" [1] (Shtatë shtyllat e urtësiësë) të "Lorensit" e ka të qartë ate që unë tani e them, ku lexuesi i këtij libri njoftohet edhe me shumë dokumente të cilat i ka hartuar Britania para të gjithë të tjerëve për të copëtuar muslimanët. Ndërkaq, për të realizuar një gjë të tillë Britania ka përdorur tre platforma çoroditëse.

- Platforma e parë çoroditëse është Kadianizmi, këtë platformë çoroditëse Britania e ka mbjellur në Indi dhe në rrethinën e saj.
- Platforma e dytë çoroditëse është Babizmi dhe Behaizmi, të cilat Britania i mbolli në Egjipt dhe në vendet e juglindjes së Azisë.
- Platforma e tretë çoroditëse është Vehabizmi, të cilin Britania e ka mbjellur në Gadishullin Arabik.

Për të vërtetuar këtë që e themi, kthehuni burimit, referencës së librit, që e përmendëm dhe do të shihni dëshminë e qartë. Britania ka arritur (fituar) edhe më shumë se sa ka dashur: "shkatërroi Hilafetin bashkues dhe rrethin e lartë, duke futur kancerin e përhershëm në trupin e botës arabe dhe islame, i mishëruar në Izraelin".

Kështu, bota arabe dhe Islame u copëtua nëpërmjet këtyre tri platformave çoroditëse, të cilat i përmendëm. Por, Islami nuk u shkatërrua!

Pas rrënimit të Bllokut lindor, shteti i parë perëndimor në botë, mendoi se u bë blloku i vetëm, i cili ka mundësi të udhëheq botën si të dojë. Ky shtet imagjinoi se koha është e përshtatshme për të drejtuar goditjen e befasishme (vendimtare) të saj mbi Islamin. Dokumentet që flasin për këtë çështje, janë të shumta. Por, cila është metoda deri te kjo? Cili është hapi i parë?

Hapi i parë që bëri Britania ishte, që ky shtet i madh (superfuqi), i cili konsideron veten i vetmi bllok në botë, të marrë mësim adekuat nga Britania për të përçarë muslimanët dhe për t'i shndërruar në grupacione të ndryshme. Por, jo vetëm kaq, madje, edhe grindëse gjithashtu.

Nën hijen e këtij realiteti punohet mëngjes dhe mbrëmje, pa ndërprerë dhe me të gjitha mjetet. Madje, nuk them se vetëm për të shkatërruar unitetin islam por, them edhe për të shkatërruar edhe atë që mund të kishte ngelur nga uniteti islamik. Sot i fryhet zjarrit të aktiviteteve, për të shkatërruar Islamin nëpërmjet vehabizmit dhe metodave tjera, për të cilat ju fola më herët.

Kam përmendur dokumentin e lëshuar nga Kongresi Kombëtar Amerikan në vitin 1991, ku theksohet domosdoshmëria për shkatërrimin e Islamit, ku vëndohen edhe metodat që sigurojnë një gjë të tillë e që janë:

1. Futja e armiqësisë midis muslimanëve njëri me tjetrin.
2. Nxitja e faktorëve të kundërshtimeve edhe nëse janë imagjinuese rreth çështjeve të akaidit (besimit) dhe parimeve islame.
3. Shëndrimi i spiunimit (tradhëtisë) arabo-islam në spiunim (tradhëti) Aziatik.

Kjo është një gjë e qartë dhe e njohur. Pra, unë dua që vetes sime dhe çdo muslimani t'i them: "Kujdes nga arma e parë shkatërruese, e cila sot përdoret për të shkatërruar unitetin e këtij Ummeti islam, siç është përdorur edhe dje për të njejtën gjë". Gjithashtu, duhet të jemi të kujdesshëm edhe nga agjitacioni i mendimit vehabist, (doemos duhet që gjërat t'i emërtojmë) që është një ndër armët më të rrezikshme të kohës së sotme.

Patjetër, duhet t'ju them se aspirata e tyre, pas gjithë kësaj, nuk është ngadhënjimi i ndonjë Medhhebi Islam ndaj ndonjë Medhhebi tjetër Islam. Pra, këtu nuk është fjala pë ndonjë avancim të Vehabizmit ndaj të tjerëve, sepse, në këtë rast shtetet evropiane apo Amerika do të humbnin qëllimin, të cilin e aspirojnë, ngase edhe këta janë muslimanë, njëlloj, siç nuk është qëllimi i tyre që drejtimet tjera të ngadhënjejnë ndaj vehabizmit. Qëllimi i tyre nuk është ky. Qëllimi i tyre është që Islami të shkatërrojë veten me veten e tij dhe të djegë vetëveten, muslimani të hyjë në armiqësi me muslimanin tjetër dhe të fshihet Islami me vetë duart e vetë muslimanëve.

Andaj kjo gjë më shtyn t'ua tërheq vëmendjen se taborri që është i angazhuar për të realizuar këtë përçarje në botën islame, përbëhet nga kjo që vijon:

Brenda një pakice, një numër i vogël i tyre janë njerëz të paguar dhe janë kreu i spiunëve, të cilët marrin para, që nuk i djeg as zjarri. Këta njerëz planifikojnë, japin dhe hartojnë ide.

Ndërkaq, shumica tyre janë kokëboshë, me mendje injorantësh, të cilët kanë dëgjuar për Fenë, por nuk kanë kuptuar asgjë nga ajo. Këtyre u janë ndezur emocionet islame, aspak nuk i venë dhe nuk i komentojnë të vërtetat e Fesë, sipas normave të diturisë, përballë emocioneve të tyre dhe kështu veten e rreshtuan në shërbim të asaj pakice spiune, e cila di se çfarë vepron dhe kujt i shërben. Ky është ai tabor dhe përbëhet nga këto dy elemente.

Nëse ju dëgjoni me vëmendje, ndoshta, do të vëreni apo do të dëgjoni se si kjo dallgë është kthyer përsëri. Kjo dallgë sërish është kthyer në fërkim (aksion). Vështroj dhe gjej disa publikime si në internet njashtu edhe në mjetet tjera që publikohen e që përmbajtja e tyre është: "Agjitime dhe sulme nga muslimanët drejtuar muslimanëve. Agjitacion nga muslimanët që përqafojnë vehabizmin të cilin e mbolli Britania në Gadishullin Arabik. Këta njerëz i sulmojnë të tjerët, i akuzojnë të tjerët për kufr (dalje nga Feja) dhe të dalë jashta rrethit të Islamit dhe kështu me radhë, me shpresë që ky agjitacion do t'i motivojë njashtu, edhe të tjerët të ngriten dhe kështu vjen grindja dhe pastaj grindja shëndrohet në diçka më të madhe mes vetë muslimanëve", dhe kështu përgatitet atmosfera për ndërmarrjen e hapit të dytë dhe të shkatërroj atë që ka ngelë nga forca e Islamit dhe e muslimanëve.

Obligohem që vetes dhe juve tua tërheq vërejtjen rreth kësaj të vërtete, për arsye se ne, për fat të keq, sot nuk posedojmë vetëm se një armë, nuk na ka ngelur në dorën tonë vetëm se një armë e ajo është ajo që ka mund të ngelë nga ndjenja e përbashkët islame, kurse forca materiale është shpërbërë.

Ju e dini realitetin e shumë shteteve arabe dhe islame. Siç e dini edhe realitetin e shumicës së pushtetmbajtësve të shteteve arabe dhe Islame në aspektin e dorëzimit dhe nga aspekti i trasimit (nënshtrimit) pas asaj që kërkohet (imponohet) nga ata. Vëllezër të mi, nuk na ka ngelur shpresë që të mbështetemi në forcën materiale por, mbështetja jonë vazhdon të jetë dhe të ngritet në vet Iilamin, d.m.th. në forcën tërheqëse e cila bashkon muslimanët në Islam. Kjo është ajo që na ka ngelur e që përfaqësohet në atë që ka ngelur nga uniteti islamik të cilën e ndjeni (All-llahut i qofshim falë për këtë gjë) nëpërmjet rrjetit, i cili shtrihet nga skaji i lindjes islame e deri në skajin e veriut e të jugut. Kjo është pjesa e vogël dhe e rëndomtë nga ajo që ka mundur të ngelë nga e cila frigohet sot perëndimi, nga e cila frigohet perëndimi amerikan. Prandaj, preferohen mjetet e djeshme për të copëtuar muslimanët e sodit.

Falënderojmë All-llahun që vendi ynë (Siria) është prej shteteve që më së shumti është larg këtyre fluskave të cilat kërcënojnë unitetin islam për copëzim dhe shpartallim. Ndoshta, shkaku i kësaj është dhe kthehet në dy gjëra: vetëdija islame me të cilën dallohet ky vend dhe sinqeriteti që qarkullon në zemrat e muslimanëve të këtij vendi. Por, megjithatë, duhet të dini se ky vend është në shënjestër m'u për këtë shkak. Ndoshta, keni hulumtuar dhe keni hasur në fole të këtilla, fole që tentojnë të motivojnë faktorët e përçarjes dhe shkaqet e kundërshtimit midis muslimanëve njëri me tjetrin, dhe e gjithë kjo me qëllim që të shkatërrojnë këtë veçori karakteristike me të cilën dallohet Islami në këtë vend tonin.

Pra, vëllezër të mi, jini të kujdesshëm ndaj kësaj gjëje. Po si të jini të kujdesshëm nga kjo gjë. I rikujtoj vetëdijes suaj islame, se të gjithë ju lexoni Librin e All-llahut me vëmendje. A nuk vëreni ajetet e shumta nëpërmjet të cilave All-llahu na thërret për unitet, ta lëmë përçarjen dhe mosmarrëveshjet. T'u largohemi zënkave dhe të gjithë të kapemi për Litarin e All-llahut që të mos përçahemi. Të gjithë ju e lexoni ajetin e All-llahut që është ajet shum i njohur e të cilin e gjejmë të shkruar në shtëpitë tona dhe në vende tjera të ndryshme: "Dhe kapuni që të gjithë ju për litarin (fenë dhe Kur'anin) e All-llahut e mos u përçani! Përkujtonie nimetin e All-llahut ndaj jush, kur ju (para se ta pranonit fenë islame) ishit të armiqësuar, e Ai bashkoi zemrat tuaja dhe ashtu me dhuntinë e Tij aguat të jeni vëllezër. ..." ,(Ale Imran, 103). Njashtu ajetet: "... , e mos u përçani mes vete e të dobësoheni e ta humbni fuqinë (luftarake). ...", (El-Enfal, 48). "E mos u bëni si ata që u ndanë dhe u përçanë pasi u patën zbritur argumentet. Ata do të marrin një dënim të madh.", (Ale Imran, 105).

Të gjithë e dini se i Dërguari i All-llahut, Muham-medi sal-lall-llshu alejhi vesel-lem na ka tërhequr vërejtjen për atë se, nëse muslimanët janë nën një ombrellë dhe të bashkuar rreth një fjale dhe vjen dikush që dëshiron ta përçajë çështjen (bashkimin) e tyre, atëherë ata duhet ta mbytin kushdoqoftë ai. Pra, përse e gjithë kjo? Kjo është kështu që i Dërguari i All-llahut të na tregojë e të na bëjë me dije parasegjithash fjalën e All-llahut Fuqiplotë se arma, me të cilën All-llahu ka nderuar robërit e vet muslimanë, është uniteti i tyre, është që ata të kapen për Litarin e All-llahut.

Pasi ta kuptojmë këtë që e thamë deri tani, si është e mundur që përsëri dikush t'i nënshtrohet atij që ka për qëllim t'i përçajë? Ndoshta, dikush thotë: "Po këta që përçajnë në emër të Islamit janë duke përçarë". Unë them po, e vërtetë është se ata po përçajnë. Kadianijtë që i mbolli Britania në Indi janë duke përçarë në emër të Islamit, Babitët, Behaitët, të cilët sot janë të shpërndarë në Amerikë e që gjuajnë në Amerikë në emër të Islamit, po përçajnë gjithashtu. Vehabistët, të cilët i mbolli, poashtu Britania në Gadishullin Arab janë duke përçarë në emër të Islamit. Por, mjetin të cilin ata e përdorin, a është i vërtetë?!


Vëllezër të nderuar, prej çka përbëhet Islami?

Islami përbëhet prej parimeve unike e të përbashkëta (për të cilat të gjithë janë në ujdi) pastaj përbëhet prej veprimeve dhe legjislacioneve poashtu për të cilat të gjithë janë unikë (në ujdi) dhe pas këtyre në radhë vijnë disa çështje që kanë të bëjnë me ixhtihadin dhe me mundësinë për më tepër se një mendim (divergjencë në mendime) për të cilat Islami na thërret që në këto çështje të gjykojmë sipas kategorive prioritare. Principet unike, për të cilat të gjithë dijetarët janë në ujdi, nuk preken, ashtu siç nuk preken edhe dispozitat praktike, për të cilat të gjithë dijetarët janë në ujdi.

Cila armë, sot, përdorët për të përçarë muslimanët njëri me tjetrin? Arma që sot përdoret për të përçarë muslimanët kufizohet rreth çështjeve sekondare, si: "mos e bën këtë se kjo është bidat, nëse ti këtë e bën atëherë ti je kafir, Sufizmi është bidat nëse e praktikon atëherë ti je kafir". Pra, këto janë metodat të cilat praktikohen për të përçarë muslimanët. Muslimani i sinqertë ndaj Zotit të tij, i cili ka vetëdije të lartë islame, nuk i nënshtrohet kësaj gjëje, pa marrë parasysh se a e ndjek këtë apo atë rrugë.

Çështjet sekondare duhet t'i palojmë sepse kështu na urdhëron All-llahu Xhel-leshanuhu. Kështu na porosit Islami, derisa të kalojmë këtë kthesë e cila sipas iluzionit të Amerikës është një kohë e përshtatshme për ta goditur rëndë Islamin. Çështjet unanike të akides (besimit) tonë dhe ato të praktikës për të cilat muslimanët janë në ujdi, janë të njohura dhe m'u kjo është sekreti i urtisë së All-llahut pse i bashkoi të gjithë muslimanët nën ombrellën e një fjale (një gjykimi).


Si bëhet, sot, përçarja me muslimanët?

Përçarja mes muslimanëve sot bëhet duke nxitur çështje të ixhtihadit të cilat edhe dje ishin çështje të ixhtihadit, por muslimanët nuk luftuan njëri-tjetrin për shkak të tyre. Por, ato ixhtihade ngritën urat e ndihmës për njëri-tjetrin, bashkëpunimit, vëllazërimit dhe të arsyetimit të njëritjetrit. Kurse sot këto faktorë të ixhtihadit janë ato që zhveshin dhe që bëhen thika për të copëtuar bashkimin islam. Po! E vërtetë është se Islami është bashkues dhe nuk është përçarës, andaj, kur të shohësh që muslimanët të jenë përçarë në emër të Islamit, atëherë dije se ai nuk është Islami me të cilin i dërgoi All-llahu Pejgamberët dhe të Dërguarit dhe me të cilin vulosi dërgesën e Tij, Muhammedin sal-lall-llahu alejhi vesel-lem.

Dje më ra në dorë një fletushkë e cila është publikuar dhe është shpërndarë në vendet e Halixhit. Gjithë ajo fletushkë ishte revolucion dhe flakë, por kundër kujt? Jo kundër armikut të përbashkët, i cili planifikon copëtimin dhe shpartallimin tonë. Por, ajo ishte kundër xhemateve islame qofshin ato të grave apo jo të grave, të cilët angazhohen me atë që All-llahu Fuqiplotë i urdhëroi, të shtyrë nga etja e sinqeritetit të tyre ndaj All-llahut Fuqiplotë. Ndërkaq, sa e sa njerëz të humbur e të lajthitur i udhëzoi All-llahu Fuqiplotë me duart e tyre. Sa e sa njerëz All-llahu Fuqiplotë i bashkoi nëpërmjet thirrjes së tyre të cilët ishin të humbur dhe ndoshta edhe ateistë. Vëllezër të mi, kush është ai që nuk e di se ata të cilët këtyre ua drejtojnë këta armë të armikut se nuk janë ushtarë të këtij tabori për të cilët ju fola gjer më tani?

Me këto fjalë që i thashë deri tani e kam për qëllim të përfundoj me sa vijon: "Të jeni të kujdesshëm në jetën tuaj, në qytetet tuaja dhe kudo që gjendeni për Fenë e All-llahut të Madhëruar që të mos depërtojë ndonjë nga individët e këtij taborri që të shpartallojë e të copëtojë bashkimin e unitetin tuaj Islam. Jini syçelë për veten tuaj dhe ndaj tyre. Unë e di se ka prej atyre që tentojnë, siç ka prej atyre, që ndërmarrin të gjitha mjetet e ndryshme, qoftë në errësirën e natës apo në dritë, fshehurazi apo haptazi, me qëllim që të arrijë aspiratën e vet, me shpresë që ta zbardhë fytyrën e vetë para atyre që e kanë urdhëruar dhe para atyre që e kanë motivuar".

Por, unë pas gjithë kësaj them: "All-llahu është ndihmëtar dhe mbështetjen e kemi tek Ai. Lus All-llahun Fuqiplotë që nga sekretet e këtij Shami (Damasku me rrethinën e tij) tonë për të cilin ka folur në shumë Hadithe Pejgamberi ynë, sal-lall-llahu alejhi vessel-lem, të bëjë një mburojë për të mbrojtur këtë Ummet nga faktorët e përçarjes dhe të shpartallimit. Lus All-llahun që të gjithë neve të na dhurojë nga drita, ndriçimin e dhuntisë së sinqeritetit për Hirë të Tij, i cili (sinqeritet) është një sekret prej sekreteve të All-llahut të cilin e lëshon në zemrën e atij që do Ai nga robërit e Tij. Zoti im, ne të lutemi që të na bësh prej robërve Tu të cilët i do, që të na dhurosh këtë dritë".


Më në fund kërkoj falje nga All-llahu!



Ligjërues: Prof. Dr. Muhammed Seid Ramadan EL-BUTI
Hutbe e Xhumasë me datën: 09.07.1424 h. - 05.09.2003 d.
Përktheu dhe Përshtati: Shtëpia Botuse - ASR - Tetovë



_________________________

[1] - Shtatë shtyllat e urtësiësë.