Banner

Këshilla ime për perëndimorët të cilët frikësohen sot nga Islami



Që në fillim të 70-ve, Perëndimi me të dy pjesët e tij, Evropën dhe Amerikën, po jeton një periudhë frike, të cilën e quan "ekstremizëm islam" dhe kjo në të vërtetë nuk është frikë nga ekstremizmi i myslimanëve, por është frikë nga vetë Islami, nga përhapja e tij e madhe në të ardhmen, e parashikuar në perëndim përgjithësisht dhe në Amerikë veçanërisht.

Deshi Zoti që të më bie në dorë një vendimi i vjetër i perëndimit, i cili përshkruan këto frikësime. Ky ishte vendimi të cilin e ngriti në OKB Willjam Kliford (drejtor i Institutit të Shkencës Kriminale në Australi) në njërën prej seancave në seminaret e mbajtura nga Organizata Arabe për mbrojtjen Sociale kundër krimit, me zanafillë nga Universiteti i shteteve arabe në mesin e viteve 70-të, pastaj më bie në dorë një vendim tjetër i cili përshkruante të njëjtat frikësime dhe ky ishte ai i cili e shqyrtoj Këshilli i Sigurimit Kombëtar amerikan në fillim të 70-ve në qarqet speciale amerikane.

Në këto dy vendime nuk frikësohej nga ajo që e quanin: "ekstremizëm islam", por frikë nga vetë Islami dhe e vërteta është se ky realitet është njëri nga argumentet të cilat dëshmojnë se ekstremizmi islam të cilin po e shohim apo dëgjojmë për të, këtu e atje, nuk ka dyshim se planet për të janë kurdisur e realizuar në qarqe speciale perëndimore, pastaj fryhen dhe inspirohen tek punonjës e kriminalist të praktikuar mirë, në vende e shtete në të cilat kryhet ky ekstremizëm i planifikuar për këto shtete.

Me të vërtetë ajo që dua të them për perëndimorët në përgjithësi, është se: Nuk ka dyshim se Islami i vërtetë, s'është ai rreziku për perëndimin, ose për qytetërimin perëndimor sot, por përkundrazi ai është "antibiotiku" i cili mbron qytetërimin perëndimor nga shkatërrimi dhe e shëron atë nga sëmundjet parazitare të përhapura sot në të dhe e rikthen atë në fillimin e fuqisë e të rinisë së saj, sikur t'i jepet jepej mundësia perëndimit të mbështetet në të ose ta kuptoj atë në realitet .

S'ka aspak dyshim se rreziku i vërtetë, i cili është në pritje të qytetërimit perëndimor, është fesadi (prishja - degjenerimi) dhe është i njëjti shkak i cili depërtoj në perandorinë romake ku pastaj e ekzekutoi atë me vdekje.

Prishja - degjenerimi nga i cili po vuan sot perëndimi përmblidhet në atë që ai është shmangur plotësisht në bashkëpunimin e tij më universin tek mjeti dmth materia dhe ka harruar njeriun.

Me të vërtetë shkenca me të cilën po punon sot shoqëria perëndimore është shkenca për mjetin: rëndësia e tij, mënyra e evolucionit të tij, së bashku me një konkurrencë ngulmuese me të tjerët në këtë pistë garimi.

Harroi shoqëria perëndimore se mjeti është ai i cili duhet të jetë në shërbim të njeriut dhe jo e kundërta. Pastaj kjo të detyron që shkenca në shkallë të parë të filloj me njeriun duke e studiuar atë nga qenia e tij: Kush është ai? Cila është zanafilla e tij? Nga anojnë dëshirat e tij? Çfarë ushqimi duhet t'i serviret shpirtit dhe qenies së tij? Cila është rëndësia e sjelljeve të tij? Cili është burimi i obligimeve dhe i detyrimeve në sjelljet e tij?

Me të vërtetë fatkeqësia e Perëndimit është se ai shkoi në shenjtërinë e mjetit, rrugë e cila e çoj në rënie së bashku me njeriun dhe e bëri atë jo më shumë se një rob i cili lëviz me dorën e mjetit, nga ku pastaj humbi dhe refuzoi rëndësinë, madje edhe kujdesin se me çfarë duhet të ushqej qenien dhe shpirtin e njeriut që të mbushi boshllëqet e tij. Duhej që çështja të ishte në të kundërtën … të drejtojë kujdesin më të madh tek domethënia njeri dhe realiteti i tij, tek ushqimi i aspiratave e dëshirave të tij dhe që të jetë mjeti jo më shumë se sa shërbëtor në domethënien njeri si qenie e tij njeri.

Kjo është fatkeqësia e cila i trashëgoi njeriut të qytetërimit perëndimor boshllëkun në mendimin e tij, ku rruga e tij është kërkimi dhe pyetja, zbrazëti në qenien e tij, ku nuk rend duke kërkuar dashuri por akoma nuk e din se kush është e dashura e tij dhe boshllëk në kuptimin e marrëdhënieve në mes tij dhe kësaj gjithësie .

Me të vërtetë brezi i cili mbaroi apo pothuajse mbaroi roli i tij në jetë, nuk ndjen për këtë boshllëk në atë masë që ndjen për problemet apo natyrën e vetmisë, sepse ai është i zhytur në preokupimet e detyrave dhe në problemet shkencore e politike, shoqërore e jetësore, të cilat janë bërë rutinë e vetvetishme dhe jo më shumë, duke e humbur kuptimin e jetës.

Por ai që në të vërtetë ndjen për këtë boshllëk frikësues, ose më saktë trishtues, është brezi i ri i cili është akoma i brishtë në ndeshjen e tij me këtë botë dhe me njohjen e tij për jetën. Kjo sepse ai nuk gjen se me çfarë ta zërë e ta mbush kohën e tij prej këtyre detyrave të ndryshme dhe sepse një pjesë e madhe prej pjesëtarëve të brezit të tij nuk gjejnë ngrohtësi e mbështetje në jetën e tyre të ndjenjave tek foleja familjare, madje ata as që bëjnë pjesë në këtë fole e as që e njohim atë.

A nuk e shikoni se si largohet ndonjëri prej tyre nga rezultati i këtij boshllëku mendor e sentimental shkatërrues në drejtim të rrugëve të hutimit e të harresës të pasqyruara në llojet e ndryshme të drogës e lëndëve të tjera narkotike dhe në artin e gjetjes të të gjitha llojeve jonormale, duke filluar nga devijimi mendor deri në dëfrime të çmendura anormale, devijime seksuale, anarshi krimesh e vrasjesh pa asnjë kuptim e shkak!?

Ndoshta jeni në dijeni për atë që agjenci të ndryshme lajmesh kanë publikuar se 40% e shkollave fillore në Amerikë nxënësit e tyre i nënshtrohen marrjes së një përqindje lënde narkotike nën mbikëqyrjen e mjekëve specialistë, në mënyrë që të ruhet ekuilibri mendor tek nxënësit.

Një gjë është e sigurtë, se ky brez i lindur është i papërgatitur që të mbartë përgjegjësitë e politikës, qeverisjes dhe të udhëheqjes sociale dhe marrjes në dorëzim të tyre prej brezit krijues, i cili është përgatitur që të largohet.

Unë jam i bindur se kjo dukuri është shumë më e rrezikshme dhe më e përhapur në Amerikë, se sa në vendet evropiane të cilat nuk janë në të njëjtin nivel të kësaj dukurie, por hyrjet dhe shkaqet janë po ato të gjendura këtu e atje, atëherë pra patjetër do të vijnë pas tyre rezultatet, shpejt apo vonë.

Pra, ky është rreziku i cili kërcënon qytetërimin evropian dhe jo Islami sipas shumë vendimeve për një pjesë të të cilave ju bëra të ditur.

Po si jo, ky është rreziku, atëherë cili është mjekimi? Mjekimi është që Perëndimi të drejtojë gjithë interesin e tij tek njeriu më tepër se sa interesimi i tij për mjetin, nuk kam për qëllim interesimin për njeriun me atë që gjendet prej të drejtave të tij e prej debateve e poteres që bëhet rreth këtyre të drejtave në arenën politike të zbatimit të tyre këtu e atje, por ajo që kam për qëllim është njohja e realitetit të njeriut në qenien e tij të përgjithshme dhe njohjen e dëshirave dhe nevojave të tij shpirtërore prej të cilave nuk ka mbetur sot asnjë arsye që të injorohen apo mohohen.

Çështja është tepër kritike për përgjigjet e shumë pyetjeve të cilat detyrimisht lindin vetvetiu tek një pjesë e madhe e pjesëtarëve të brezit të lindur në oqeanin e kësaj bote materiale mekanike shkatërruese, e cila i shton tensionet nervore e tronditjet vetjake dhe ato janë: Kush jam unë? Përse kam ardhur? Cila është vdekja? Cili është përfundimi (destinacioni)? Pastaj të vij përgjigja për gjithë këto e disiplinuar me kritere shkencore, larg iluzioneve e supersticioneve të cilat kanë depërtuar sot në mentalitete të shumta perëndimore nën pretekstin e kërkimeve dhe studimeve shpirtërore, nga e cila po vuan sot një e pjesë e madhe e brezit të ri në Perëndim.

Atëherë pra, ku mundemi të gjejmë gjurmët e këtyre përgjigjeve larg nga supozimet iluzioniste e larg nga paradat mitologjike? Nuk e teproj e as që jam fanatik nëse them: Me të vërtetë ajo që ju shpëton juve me këto përgjigje dhe ju njeh me realitetin e krejt njeriut dhe vlerëson atë si zotëriun e gjithë krijesave, padyshim ai është Islami.

Nuk i them politikanëve të perëndimit e intelektualëve të tyre ejani përqafoni Islamin, por po i them: Ejani dhe kuptojeni Islamin, larg imazheve të mjegulluara të cilat kanë rënë mbi të dhe larg mendimeve të futura qëllimisht. Atëherë do të familjarizoheni së pari me të dhe së dyti do të përputhet realiteti i tij me kërkimet tuaja shkencore, do të arrini të kuptoni se Islami është streha e cila do shpëtojë brezin e ri perëndimor nga vatra e humbjes dhe e mbytjes. Ajo që kërkohet në këtë gjendje është vetëm një gjë, që ju të largoni nga mendjet tuaja se Islami është rrezik cenues dhe ta konsideroni në vend të këtij mendimi të keq si një shok të sinqertë, si strehë e gjendjeve të vështira dhe lënia e lirë për cilindo që dëshiron ta studiojë, ku pastaj ta përqafojë atë pa u ushtruar presion ndaj tij. Ndoshta e dini se qëllimi është për Hofman, ambasadorin e Gjermanisë në disa shtete arabe, i cili u shkarkua nga detyra e tij si ambasador dhe prej shumë të drejtave të tij sociale vetëm se ai pranoi Islamin.

Ndaj ajo që dua t'i them vëllezërve të mi të perëndimit, sidomos politikanëve të tyre, është po ajo që i kam thënë para disa viteve këshilltarit të parë në ambasadën Amerikanë në Damask, Silverman: Sikur t'i jepej mundësia perëndimit të drejtoj vëmendjen nga Islami i vërtetë dhe të marr mjekimin e pleqërisë së qytetërimit perëndimor, para se ta arrijë vdekja, atëherë do të rikthehet ky qytetërim në forcën e tij rinore, do të qëndrojë në krye të udhëheqjes së botës dhe kjo na gëzon neve myslimanëve. Atëherë do të jemi mbështetja më e mirë e planit të globalizmit, të cilit i bie sot me dy telat e tij Perëndimi e Amerika.

Por në qoftë se perëndimi do të vazhdojë ta mbaj këtë barrierë artificiale mes tij dhe Islamit, të vazhdoj i frikësuar me rrezikun e vërtetë i cili po vërshon me shpejtësi në godinën e të gjithë shoqërisë perëndimore dhe për një pjesë të të cilit fola pak në parë ... atëherë përfundimi i kësaj do të jetë shkatërrimi i qytetërimit perëndimor me të gjitha pasojat dhe efektet e tij, brenda një periudhe më e shumta një gjysmë shekulli, sipas parashikimeve të shumë sociologëve perëndimorë, ndaj dhe kush ka lexuar tregimin (ora e njëzet e pestë) të shkrimtarit Kostandin Xhorxho , i di fare mirë hollësitë dhe kredibilitetin e asaj që po them.

Thashë Silvermanit: "Shpresoj të mos më kuptoni politikisht, se po loz përmes fjalëve të mia me fijet e politikës, por më kupto si shok i cili është shumë xheloz për qytetërimin perëndimor që atë ta arrijë venitja e shuarja para se të sillet nga mjekimi i gatshëm e ekzistues".

Më tha: "E vlerësoj këshillën tuaj dhe jam dakord që ne duhet seriozisht të kërkojmë për rrugëdalje nga rreziku i cili bëre të ditur". Shpresoj që së shpejti të binden amerikanët se mjekimi i vërtetë padyshim është Islami.



Autor: Prof. Dr. Muhammed Seid Ramadan EL-BUTI

Mbylle Es-Selatu ve es-Selamu alejke, ja Resul-Allah, ja Habib-Allah, ja Nebijj-Allah, ...

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...