Banner

Shejh Habib Ali Xhefri për Shejh Butin (rahimehullah)



Allahu qoftë i kënaqur me ty dhe na bashkoftë në Firdeusin e lartë me më të dashurin Habibin salallahu alejhi ue alihi ue selem!

Allahu bashkoi në ty mes trashëgimisë së Profetit salallahu alejhi ue ala alihi ue selem, sepse dijetarët janë trashëgimtarë të pejgamberëve dhe mes trashëgimisë së të mëdhenjëve nga trashëgimtarët e Tij (salallahu alejhi ue selem).

E trashëgove (i përngjasove) zotëriun tonë Siddik (Ebu Beker) radiallahu anhu në ballafaqimin e renegatëve, kështu që u bërballe me filozofinë dialektike duke hedhur poshtë iluzionet e dialektikes materiale e në librin (tënd): "Të vërtetat e patundshme të besimit Islamit".

E trashëgove Farukun (Omerin) radiallahu anhu, dhe u bëre shehid i mihrabit (sikurse ai).

E trashëgove Pronarin e dy Dritave (Othmanin) radiallahu anhu dhe rrjedhi gjaku yt i pastër mbi faqen e Kuranit dhe ti duke e përqafuar.

E trashëgove Derën e Qytetit të diturisë (kështu e ka përshkruar Pejgamberi salallahu alejhi ue selem Aliun radiallahu anhu) dhe të vranë hauarixhët.

O Zot! Dërgoji shejhit tonë shehid Muhamed Seid el-Butit prej nesh përshendetje e selam dhe shpërbleje,ashtu siç e shpërblen mësuesin për shkak të mundit ndaj nxënësve të tij!



Autor: Shejh Habib Ali Xhefri

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...