Banner

Të vërtetat e patundshme të besimit islam: Parathënia e botimit të Tetë 2



Në këtë botim jam munduar me gjithë forcën time që të mos kaloj pranë ndonjë shprehje që kam menduar se ka nevojë për sqarim, e të mos e ndërroj me ndonjë fjalë tjetër që është më kuptimplote dhe më e qartë, siç kam patur kujdes të veçantë të kërkoj ndonjë fjalë që nënkupton (gjatë të shprehurit për sifatet, cilësitë, e All-llahut Fuqiplotë) ndonjë kuptim që nuk i takon që nuk përputhet me përsosmërinë absolute të All-llahut Fuqiplotë dhe ta ndërroj atë me ndonjë fjalë që është më e saktë me kuptimin e kërkuar dhe që është më larg kuptimeve të përditshme që u takojnë njerëzve.

S'ka dyshim se sfera e të shprehurit para njeriut ndërlikohet kur ai dëshiron të flasi për All-llahun, cilësitë dhe veprimet e Tij dhe kur dëshiron t'i prekësh çështjet e hollësishme hyjnore ngase shumë fjalë nuk vlejnë për t'u shprehur me to për këtë temë sepse këto fjalë janë formuluar për të treguar kufij, largësi dhe hapësira e që në përgjithësi janë fenomene të atyre që janë të krijuar.

Nga ana tjetër unë jam përpjekur për të shtuar disa hollësi që vetë nevoja na i kërkon me qëllim që ato të jenë sa më të qarta ku disa shtojca të tilla i kam vendosur në brendinë e librit ndërsa disa të tjera në poshtëshënimet e librit.

Ndër shtojcat më të rëndësishme është tema e felëshimit (renegatjes) dhe faktorët e tij (riddes), për të cilën isha i mendimit se doemos duhet të paraqitet në brendinë e librit dhe në mënyrë të hollësishme. Në botimet e mëhershme këtë lëshim e kam bërë pasiqë lëshimi është cilësia ime edhe pse kjo nevojë nuk ishte e pranishme më herët në shoqëri.

Pra, më vonë te disa të rinj filloi që në mendjet e tyre të qarkullojnë disa ide dhe parafytyrime të pavërteta rreth felëshimit dhe faktorëve të tij ku ndoshta shtytësit e kësaj gjëje ishin reaksionet emocionale, pasioni dhe mungesa e kritereve të shkencës dhe njohurive.

Njëkohësisht prej faktorëve më me rëndësi, të cilat kërkojnë nga hulumtuesi zgjerim, janë zhvillimet ideore e shoqërore të jashtëzakonshme, të cilat i imponohen shoqërisë nga shkaqe të ndryshme.

Sidoqë të jetë në këtë botim kam dhënë mund të rri në shërbim të këtij libri me qëllim që të bëj edhe një hap tjetër kah kompletimi i shpresuar. Lus All-llahun Fuqiplotë të më mbrojë nga gjithë ajo që mund të prishi kontributin dhe shpërblimin tim tek Madhëria e Tij, lus Atë të më mbrojë nga të këqijat e vetes sime dhe të më më dhurojë nga Madhëria e Tij, çiltëri për hirin e Tij.

Njëkohësisht kërkoj prej çdo vëllai musliman të më këshillojë për hir të All-llahut, të mos ngurrojë për të më treguar ndonjë gabim që mund të jetë paraqitur nga unë. Lus All-llahun Fuqiplotë të na bashkojë të vërtetën, të na lirojë nga robëria e vetvetes dhe epsheve tona dhe të na bëjë të gjithëve ushtarë dhe shërbëtorë të të vërtetës.

Damask - 19 rebiul ahir l399 h. / 18 mars 1979.



Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Abdurrahman ASLLANI dhe Ibadete IMERI



_________________________

- Shkëputur nga libri: "Të vërtetat e patundshme të besimit islam".

Mbylle Es-Selatu ve es-Selamu alejke, ja Resul-Allah, ja Habib-Allah, ja Nebijj-Allah, ...

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...