Banner

Nuk ka ikje (rrugëdalje) prej imitimit! 4



E para: Nuk ka ikje (rrugëdalje) prej imitimit (teklidit) dhe se është i lejuar sipas konsensusit të të gjithë muslimanëve:

Aspekti i parë: Fjala e Allahut xh.sh. në Kur'anin Famëlartë: "Pyetni dijetarët nëse nuk e dini".

Ekziston konsensus nga ana e dijetarëve se ky ajet është urdhër për ata që nuk e dinë as hukmin (dispozitën) e as argumentin e tij, që të imitojë atë që e dinë. Të gjithë dijetarët e usulit këtë ajet e konsiderojnë si mbështetje kryesore se njeriu i rëndomtë (i padituri) ka për obligim që të imitojë dijetarin muxhtehid.

Kuptim të ngjashëm me këtë ajet ka edhe ajeti kur'anor: "Nuk është e nevojshme që të dalin në luftë të gjithë besimtarët. E përse nga çdo grumbull i tyre të mos shkojnë një grup për t'u aftësuar në diturinë tetare, për ta ntësuar popullin e vet kur të kthehen te ata, në mënyrë që ata të kuptojnë (e të ruhen)". [2]

Allahu xh.sh. ka ndaluar që të gjithë njerëzit të dalin për në luftë si dhe ka urdhëruar që një grup të mbetet dhe të merren me të mësuarit e fesë së Allahut, në atë mënyrë që kur të kthehen vëllezërit e tyre prej luftës të gjejnë kush t'ua mësojë hallallin e haramin dhe kush t'ua sqarojë vendimet e Allahut xh.sh.. [3]



Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Dr. Naser RAMADANI



_________________________

- Shkëputur nga libri: "JOMEDHHEBIZMI - bid'ati më i rrezikshëm që kërcënon sheriatin islam".

[2] - Et-Tevbe: 122.
[3] - Shih tefsirin: El-Xhamiu liehkamil-Kur'an, 8/293,294.

Në rregull

Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...