Banner

Nuk ka ikje (rrugëdalje) prej imitimit! 8



E dyta: Nuk i ndalohet imituesit që gjithnjë të imitojë një medhheb të caktuar:

Aspekti i pare: Se obligueshmëria e imitimit të një imamit gjithnjë ose ndërrimit të imamëve, është vendim tepër asaj që duhet, do të thotë tepër obligueshmërisë së imitimit. Në këtë rast është patjetër që të ketë argument, ndërsa argumenti mungon.

Argumenti që ekziston, sqaron se ai që nuk ka mundësi që t'i analizojë argumentet dhe të nxjerrë dispozitat prej tyre, e ka për obligim që të imitojë ndonjë imam që ka aftësi për ixhtihad. Çdo kusht që është tepër kuptimit të këtij argumenti është risi që nuk duhet të merret parasysh. Muhamedi a.s. në hadithin e vërtetë që transmetohet prej tij thotë: Çdo kusht që nuk është në Librin e Allahut është i papranuar qofshin edhe niëqind kushte). [8]

Është për çudi se autori i broshurës, supozimin e tij se është haram imitimi i një medhhebi të caktuar gjithnjë e argumenton me këtë që po e themi, se nuk ka argument që njeriu e ka për obligim që të imitojë atë gjithnjë. Megjithatë më pas ai urdhëron imituesin që të ndërrojë imamin që e imiton, duke harruar se është kontradiktor dhe se ai vetë para pak kohe ka thënë se nuk ka argument që obligon një gjë të tillë.

Nëse obligueshmëria e iltizamit (imitimit) është urdhër për të cilin siç thamë nuk ka argument, atëherë ç‘është dallimi mes asaj që imituesi të obligojë veten e tij që të ndërrojë imamin ose të mos e ndërrojë? Për çka e para është obligim i patjetërsueshëm, ndërsa e dyta haram që nuk lejohet?!

Pra, imituesi që ka arsyetim në imitimin e tij nuk ka obligim tjetër pos që të dijë se këtë e ka obligim. Nëse ka bindje se e ka për obligim që duhet të imitojë gjithnjë një imam pa hequr dorë prej tij ose e ka për obligim që të kalojë prej një imami në tjetrin çdo ditë, ai ka gabuar në bindjen e tij dhe duhet t'i tërhiqet vërejtja dhe të udhëzohet në vendimin e vërtetë. Po nëse e di se Allahu nuk e ka obliguar me asnjërën prej këtyre dy gjendjeve, atëherë ai është në të drejtë, pa marrë parasysh se nga ana praktike i përmbahet një imami të caktuar ose ka për traditë që të kalojë prej një imami në tjetër. [9]



Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Dr. Naser RAMADANI



_________________________

- Shkëputur nga libri: "JOMEDHHEBIZMI - bid'ati më i rrezikshëm që kërcënon sheriatin islam".

[8] - Këtë hadith e transmeton El-Bezzar dhe Et-Taberaniu. Transmeton Buhariu dhe Muslimi nga Aisheja r.a. një hadith të afert me të, me këtë shprehje: "Ç'është puna me disa njerëz, të cilët kushtëzojnë kushte që nuk gjenden në Librin e Allahut, çdo kusht që nuk është në Librin e Allahut është i papranuar, qofshin edhe njëqind kushte. ..."..
[9] - Mirëpo, për të qenë kalimi i saktë prej një medhhebi në tjetrin, ekzistojnë disa kushte:
a). të mos e motivojë për këtë epshi.
b). të mos ketë për qëllim me këtë që t'u ikë obligimeve dhe angazhimeve.
c). të mos imitojë më shumë se një muxhtehid në një ibadet sipas xhumhurit të fukahave dhe usulistëve, sepse nëse e bënë këtë, atëherë do të thotë se do ta kryejë një ibadet që përbëhet prej ixhtihadit të dy imamëve në atë mënyrë që nuk e pranon asnjëri prej tyre.
ç). ta dijë medhhebin e imamit të ri në atë që dëshiron ta imitojë.

Në rregull

Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...