Banner

Metoda e hulumtimit te perëndimorët 1



Duke vazhduar plotësimin e hulumtimit tonë po në atë mënyrë që e filluam, duke pyetur: Cila është metodologjia shkencore, të cilën gjurmon mendimi evropian gjatë ballafaqimit të tij me shkencat e ndryshme?

S'kemi rrugëdalje tjetër përveç se tematikën e shkencës pa marrë parasysh llojin e saj ta ndajmë në dy aspekte: në lajm, i cili duhet të verifikohet dhe në tezë që duhet të sigurohemi për vërtetësinë e saj. Së pari të fillojmë me aspektin e parë.


Metoda e vërtetimit të transmetimeve dhe lajmeve

Nuk kemi nevojë që ta lodhim shumë mendjen në përgjigjen e pyetjes që parashtruam më parë, sepse vetë realiteti flet që metodologjia perëndimore e hulumtimit deri sot nuk ka ndonjë kriter objektiv për verifikimin, rishqyrtimin e gjithçkaje që ka të bëjë me transmetimin dhe lajmin.

Është e vërtetë se ata zotërojnë atë që e quajnë metoda e shqyrtimit ose e vështrimit të thellë (kërkimit) ku mbështetja e parë kryesore e tyre në këtë studim, është ajo që zotëron hulumtuesi nga thellësia e vështrimit, saktësia e ndërgjegjes së tij dhe gjerësia e diapazonit të imagjinatës së tij. Pra, mjetin, të cilin hulumtuesi përdor është vështrimi (vërejtja), intuita dhe imagjinata e tij dhe çdo gjë që i bie në dorë nga ngjarjet, të dhënat dhe dokumentet.

Ndërsa për sa i përket mënyrës së hulumtimit, duhet të theksojmë se sipas tyre bëhet duke i kushtuar rëndësi asaj që ka mbledhur hulumtuesi nga ndodhitë, të dhënat ose rezultatet kështu që ai aktivizon vështrimin, intuitën dhe imagjinatën dhe pastaj konkludon dhe del në përfundim për atë që i fle zemra qofshin ato principe, dispozita apo ngjarje ndodhi fakte. [1]

Siç shihet kjo metodë sado që të mbledhi materiale dhe të dhëna, ajo nuk ka ndonjë mbështetje pos konkluzionit mendor madje dhe pastër metafizike, sepse është e ditur se përfundimi që është i mangët nga prova, eksperimenti, induksioni i plotë dhe transmetimi autentik i vërtetë, lirisht mund të themi se është zëvendësim i iluzionit, pjellë e fantazisë, dyshimit a e hamendjes, tepër të pasigurtë. Me përjashtim të atyre që kanë mbështetje në faktet, dokumentacionet historike, të cilat në vetvete ngërthejnë argumentim të sigurtë duke patur parasysh se midis tyre (fakteve historike) dhe burimit të tyre ka lidhmëri, si lidhmëria e shkakut me efektin ose është rrjedhim i brendshëm i domosdoshëm.

Por hulumtuesi mund të pyesë: Pse mendimi perëndimor edhe sot e kësaj dite është i pamundshëm të ndërmarrë një metodë shkencore për shqyrtimin e transmetimeve edhepse ndërmarrja e një gjëje të tillë është tejet e rëndësishme, madje paraqet gjysmën e rrugës për realizimin e shumë çështjeve të ndryshme shkencore?

Përgjigjja qëndron në atë se një projekt i tillë, gjegjësisht shqyrtimi i lajmeve dhe i transmetimeve kërkon një mund të madh dhe duke mos patur nga kjo ndonjë leverdi materiale. Kurse njeriu nuk i përvishet një pune kaq të rëndë e të mundimshme përveçse nëse pas saj qëndron ndonjë shtytës që do të ishte më i fortë se gjithë ato mundime të mëdha.



Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Abdurrahman ASLLANI dhe Ibadete IMERI



_________________________

- Shkëputur nga libri: "Të vërtetat e patundshme të besimit islam".

[1] - Shih librin: "Menahixhu el-bahthi'l-ilmij" të Abdurahman Bedeviut, f. 200 e më pas.

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...