Banner

Metoda e hulumtimit te perëndimorët 3



Kurse për sa i përket metodës, të cilën ndoqën perëndimorët për këtë gjë është:

Së pari: ata nocionin vahj e konsideruan si efekt ose ngjarje të panjohur që historia e la pas vetes.

Së dyti: ata për të kuptuar nocionin vahj, vunë në përdorim intuitën dhe hamendjen për të konkluduar atë që mund të arrihet nëpërmjet vështrimit, ndërgjegjës së pastër dhe imagjinatës rreth nocionit në fjalë.

Prandaj rezultat i këtij qëndrimi ishte që vetë ata lidhur me çështjen e vahjit të kenë disa mendime të kundërta. Ndërkaq disa prej tyre erdhën në përfundimin se vahji, është përpjekje e brendshme intelektuale apo njëfarë sugjestioni psikik. Kurse dikush tjetër supozoi se vahji është iluminacioni shpirtëror që i është paraqitur nëpërmjet "keshfit" [3] gradual. Ndërsa dikush tjetër nuk e pa për të madhe e mospërkryerje që të deklarojë se vahji nuk ishte diçka më tepër se një gjendje krize epileptike që godiste të Dërguarin e All-llahut kohë pas kohe.

Siç mund të shihet nuk ka shpresë që këta të takohen me mendimtarët islamë në një rrugë lidhur me këtë çështje sepse këta (perëndimorët) nuk e marrin në konsideratë çështjen e transmetimit dhe të lajmit dhe vlerën e tyre shkencore që kanë as për nga aspekti pozitiv, as për nga aspekti negativ. Domethënë ata ia lejuan vetes të injorojnë transmetimin e vërtetë që është mutevatir kurse nga ana tjetër i lejuan vetes sajimin e një interpretimi që nuk përkrahet me asnjë lajm apo transmetim të vërtetë autentik.

Gjithashtu ata nuk i janë përmbajtur absolutisht metodës së induksionit dhe asaj që vërteton ligji i rrjedhimit të pandarë bashkekzistues iltizam dhe analogjia e dorës së parë parësore kijasu el-eula, prandaj ata ia lejuan vetes që Muhammedin alejhis-salatu ves-selam ta përshkruajnë që nga momenti kur i erdhi Shpallja me një personalitet që kryekëput kundërshtohet me personalitetin që kishte më parë madje edhe me realitetin e jetës së vazhdueshme të tij. Si dhe ia lejuan vetes që Atë, bekimet e All-llahut qofshin për të, ta marrin si gënjeshtar të madh ndaj All-llahut ndonëse ai më parë ishte më besniku ndër njerëzit. Ndërkaq ata e bënë Muhammedin aktor, hileqar e mashtrues, i cili luajti pjesën dhe të zbehurit e fytyrës para Hatixhes e kishte nga trembja që ka patur gjatë vahjit. Sipas tyre është shtirur dhe ka aktruar disa ide dhe sugjestione, të cilat buronin kryekëput nga brendia e tij.



Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Abdurrahman ASLLANI dhe Ibadete IMERI



_________________________

- Shkëputur nga libri: "Të vërtetat e patundshme të besimit islam".

[3] - Termi "keshf" është sinonim i fjalës "iluminacion" (ndriçim i mendjes) e në kuptimin terminologjik do të thotë fushëpamje për të zbuluar botëkuptime metafizike, të cilat burojnë nga drita e brendshme e njeriut pikërisht që dalin nga zemra e që në kuptimin tekstual përafërsisht do të thotë: sendërgjim, talent i posazbuluar, vër. e përkthyesit.

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...