Banner

A ju plotësua Albanit 'duaja' për Butin? Jo!



Shohim budallenjtë tek përhapin një përrallë të tyre, që gjoja pseudo-dijteari i hadithit el-Albani është lutur që t'i pranohej duaja, dhe ja tani më në fund i "është" pranuar. Sipas vetë përrallës së tyre që e kanë përhap, mubtediu el-Albani është lutur që t'i del munafikllëku. Ndersa, çka ndodhi me Shejh el-Butin r.a.?

Në momentin që ra shehid, ai po shpjegonte ajetin e 10 të Sures Ali Imran. Kur ndodhi shpërthimi, mbërtheu Mus'hafin në gjoksin e tij. Kur e levizën pas shpërthimit, trupi i tij ra në sexhde dhe nuk arrinin ta ngrinin dot vetëm se pas disa momentesh.

I rënë shehid në rrugën e Zotit, duke përhapur fjalën e Tij, në shtëpinë e Tij. Dhe ky qenka "zbulim i munafikllëkut". Disa njerëz duhet të mësohet të pakten 'si shkruhen përrallat', sepse çdo njeri me dy fije mend e di, se Allahu nuk i nderon "munafikët" të ndërrojnë jetë në sexhde, fjala e fundit e tyre duke qenë Fjala e Tij (Kur'ani Famëlartë), e vepra e fundit përhapja e dijes së shenjtë.

Po el-Albani, që qenka aq besimtar "i mirë", vallë, pse s'u lut që "ta udhëzoj" Allahu el-Butin pasi "paska qenë" i devijuar? Por u lut që t'ia shfaq një mëkat (që gjoja e ka pasur). Sepse zemrat e sëmura ndjekin epshet e inatet, prandaj. Shejh el-Buti r.a. i ka ekspozuar 'mashtrimet dhe gënjeshtrat e el-Albanit' dhe 'kolegëve' të tij në librin e tij "Jo-Medhhebizmi, ...".

Prandaj el-Albani e urrente atë, sepse ia shkeu maskën prej gënjeshtari dhe injoranti në shkencat Islame. Kush nuk beson, le t'i qaset librit dhe e sheh vet si el-Albani dhe miqtë e tij shkëpusin fjalët e dijetarëve në gjysmë, thonë fjala që nuk gjenden në ato libra që pretendojnë, etj..

Allahu na ruajtë nga shkatërruesit e Islamit.

Vrasje ka pasur gjithmonë dhe do të ketë. Madje, edhe sahabët kanë pasur zënka dhe luftime për çështje politike (ku janë vrarë me mijëra njerëz).

Por njerëz të prishur si këta të sëmurit që kemi sot, që gëzohen për vdekjen e një dijetari, dhe festojnë, kurrë s'kemi pasur. Profeti u ngrit në këmbë për Xhenazen e një çifuti, veç për ta nderuar si krijesë të Allahut, (shih: Sahih Muslim).

Ndërsa "besimtarët" tanë janë të lumtur të 'shpikin' diçka për të akuzuar, se lëre më të gjejnë diçka gati (të nxjerrë jashtë konteksti).



Përgatiti: Halef bin Selef

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...