Banner

Fetva 1



Pyetja:

A jemi ne me të vërtetë të nevojshëm për atë që quhet: lexim ripërtrirës i Kur'ani Kerimit, lexim bashkëkohorë dhe lexim objektiv?

A nuk na mjaftojnë librat e të parëve tanë kënaqësia e All-llahut qoftë për ta, si të: Ibni Kethirit, Sabunit, Sejid Kutbit.


Përgjigja:

Sikur myslimanët të ishin të nevojshëm për një lexim modern të Kur'anit atëherë do të kishin nevojë edhe për një lexim modern të shkencës së Filozofisë, të Historisë, të teksteve letrare si të Mualekatëve (poezitë më të zgjedhura arabe të periudhës Xhahilijane (para Islame) të cilat kanë qenë të varura në Qabe. vër. e përkth.) dhe të ngjajshmëve.

Por, ti e di se dalëzotësit e leximit modern të Kur'anit nuk thërrasin për këtë lexim bashkëkohorë për asnjë shkencë prej tyre dhe për tekstet tjera. Pra, vetë ky realitet të njofton me shkakun të cilin e heton bile edhe ai që është i marrë. Librat e filozofisë së vjetër dhe librat burimore të historisë, të teksteve letrare dhe ato historike të ndryshme, ata nuk i shqetëson që konceptet e tyre të ngelin, ndërsa rregullat e Kur'anit u shkaktojnë shqetësim.

Pra, (sipas tyre) metoda më shembullore për t'i rrënuar ato në mënyrë indirekte është që të bëhet ndryshimi i kuptimeve të Kur'anit nëpërmjet asaj që quhet lexim modern.



Autor: Prof. Dr. el-Buti

Mbylle Es-Selatu ve es-Selamu alejke, ja Resul-Allah, ja Habib-Allah, ja Nebijj-Allah, ...

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...