Banner

Fetva 24



Pyetja:

Çfarë dispozite ka martesa e personit që vazhdimisht udhëton?


Përgjigja:

Të qenurit e martesës në rregull varet nga plotësimi i pjesëve përbërëse (erkan) dhe i kushteve (shurut). Nëse në martesën e personit që vazdhdimisht udhëton plotësohen erkanet dhe shurutë atëherë ajo martesë është në rregull.

Pastaj, obligimet e bashkëshortëve ndaj njëri-tjetrit varen nga rregullsia e martesës. Ndër ato obligime është që burri të jetë i drejtë në fjetjen me gratë e veta. Nëse gruaja heq dorë nga kjo e drejtë e vetë atëherë burri është i liruar dhe nuk i ka hak për atë gjë që ajo ka heq dorë.

Por, gruaja që veten e ka lidhur nëpërmjet martesës me këtë person që vazhdimisht udhëton, nuk e ka të garantuar të drejtën e vet në rast të shkurorëzimit nëse vjen deri te kjo, si dhe ajo nuk e ka të garantuar se mund të marë mehrin e vonuar (muehar) apo komplet mehrin ngase mund të ndodh që burri i saj të largohet dhe të mos këthehet tek ajo e ndoshta edhe ta lë atë të vjerur pa kujdesje, pa shpenzim të martesës dhe pa shkurrorëzim.

Prandaj, principi i parapengimit (prevencionit) kërkon që burri të detyrohet të evidenton kontratën e kurrorëzimit në arhivat zyrtare shtetërore ku banon gruaja dhe aty ku banon burri përkatësinë burri. Nëse burri këtë nuk e respekton atëherë ai duhet të dënohet.



Autor: Prof. Dr. el-Buti

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...