Banner

Fetva 41



Pyetja:

Nëse në këtë fazë nuk veprohet me politikë, atëherë si është e mundur që muslimanët të ngrisin në tokë Sheriatin e All-llahut si dhe përndryshe çfarë dobie kemi prej pretendimit nëse muslimanët nuk arrijnë të veprojnë sipas asaj që ka zbritur All-llahu?


Përgjigja:

Ne jetojmë me një fazë ku paraqitet nevoja e madhe për dy gjëra:

- E para, bashkimi i fjalës së muslimanëve dhe eliminimi i faktorëve të përçarjes e të konfliktit.

- E dyta, dialogun dhe Davetin (thirrja në Islam) e pastër e të sinqertë nëpërmjet të cilave mbjellet bindja te muslimanët për domosdoshmërinë e kthimit te Sheriati i All-llahut dhe për zbatimin e dorëzimin ndaj rrugës, planit dhe principeve të tia (domethënë të bëhet edukimi i individëve).

Gjatë zbatimit të këtyre dy obligimeve do të lulëzojë shoqëria Islame e cila i nënshtrohet vendimit të All-llahut.

Ndërsa, angazhimi ndaj këtij synimi duke mos i marrë parasysh këto dy mjete është njësoj sikur ai që dëshiron të ngjitet në terrasë me të kërcyer pa shkallë.

Besoj se ka ardhur koha që ata që punojnë në sferën e Islamit ta kuptojnë këtë gjë të pakontestueshme.



Autor: Prof. Dr. el-Buti

Mbylle Es-Selatu ve es-Selamu alejke, ja Resul-Allah, ja Habib-Allah, ja Nebijj-Allah, ...

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...