Banner

Fetva 53



Pyetja:

Unë këtu në Gjermani jamë një kohë të gjatë. Qëllimi i ardhjes sime këtu është për studimin e Kompjuteristikës.

E vërteta është se jeta këtu nuk është e lehtë për shkak të ndryshimit të shoqërisë dhe kulturës. Shumica e muslimanëve këtu mendojnë se ata veprojnë mirë, bie fjala kur ata vjedhin prej jo besimtarëve të këtij vendi duke u arsyetuar me atë se këta nuk janë muslimanë dhe gjëra tjera të ngjajshme. Unë jam i bindur se një gjë e tillë është gabim.

Por, kam nevojë për mendimin tuaj. Poashtu, kam nevojë për këshillën tuaj lidhur me ushqimin. Unë gjithmonë përpiqem që të analizoj përmbajtjen e ushqimit duke u frikësuar nga përmbajtja e haramit, por, me gjithë këtë unë nuk arrijë që gjithmonë të jem i sigurtë dhe ndonjëherë ndodh që pasi të kenë kaluar momentet të kuptoj se ka patur përmbajtje të haramit.

Nuk dij si të veproj!


Përgjigja:

Tekstet që tregojnë për atë se ndalohet sulmi ndaj pasurive të të tjerëve janë të përgjithshme ku përfshihen muslimanët dhe jo muslimanët, në përjashtim kur është gjendje lufte pasi që lufta zhvillohet midis muslimanëve dhe jo muslimanëve. Kjo është kështu sepse lufta ka dispozita të jashtëzakonshme e të veçanta.

Ai person që vetes apo tjetrit ia lejon grabitjen e pasurive të evropianëve duke qenë në këto gjendje momentale të paqes ai është mashtrues që shpik gënjeshtra në fenë e All-llahut të Lartëmadhëruar. Ai me këtë shpifje ka për qëllim të fëlliq famën e Islamit me diçka nga e cila Islami është i dëlirë e i pastër. Ndërkaq, një gjë e tillë bën që të huajt ta urrejnë Islamin.

Kurse, sa i përket mishrave në Gjermani ke mundësi që të furnizohesh prej Turqve të cilët atje gjenden me shumicë, ku i kanë therrtoret, dyqanet dhe restorantet e veta private.



Autor: Prof. Dr. el-Buti

Mbylle Es-Selatu ve es-Selamu alejke, ja Resul-Allah, ja Habib-Allah, ja Nebijj-Allah, ...

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...