Banner

Fetva 70



Pyetja:

Kohëve të fundit janë shtuar haxhilerët nga Siria. Kjo gjë është për shkak se Firma Saudiane "Eraxhhij" ka bërë kërkesë për të kasapë nga Siria për t'i therrur kurbanët.

Pyetja është aty se shumica shkojnë si kasapë, por, atje nuk e kryejnë atë detyrë për të cilën janë marrur vesh në kontratë gjegjësisht për të therrur kurbanët. Vlen të përmendim se në çdo kontratë theksohet edhe betimi dhe nënshkruhet. Teksti i betimit i cili është: Betohem në All-llahun se unë do të punojë brenda Kasaphanes.

Pra, kërkojmë sqarim për këtë.


Përgjigja:

Kryerja e Haxhit në këtë mënyrë që praktikohet me të madhe nuk është i lejuar.

Pra, personi që merr përsipër ndaj ndonjë firme t'i shërbejë haxhilerët si kasap dhe këtij me këtë kusht i mundësohet ta bëjë Haxhin, por, ky me ndonjë ryshfet apo në ndonjë mënyrë tjetër i ik detyrës të cilën e ka marrë përsipër.

Personi në fjalë në vend që të fitojë sevape e të shpërblehet, ai ngarkohet me gjunah.



Autor: Prof. Dr. el-Buti

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...