Banner

Fetva 92



Pyetja:

Jamë lexues i juaj dhe i ndjek fetvatë dhe publikimet e juaja në faqen tuaj të internetit.

Por, unë gjej disa gjëra që nuk përputhen me të vërtetën dhe me realitetin. Unë nuk e di se a thua vallë ju jeni të zënur me diturinë e nuk keni vërejtur realitetin apo mos është ajo se ekselenca juaj keni mendim të mirë. Kjo gjë mua më habit ngase unë jam prej atyre që ju respektoj. Para do kohe kam hyrë në Siri dhe kam përjetuar fyerje e sharje që vetëm All-llahu i di dhe e gjithë kjo për shkak të mjekrrës. Unë jam një i ri të cilit më në fund edhe ia hoqën mjekrrën. Pas tre ditëve të burgosjes më lëshuan. All-llahu e di se unë nuk jam fajtor.

Zotriu im, nëse ju dëshironi që t'ju vizitoj e që të ndjekni çështjen time unë këtë do ta bëj duke qenë në mbrojtjen e All-llahut e pastaj në mbrojtjen tuaj. Bijat tona nëpër shkolla detyrohen që të heqin shamitë edhe pse në ato shkolla janë të pranishëm mësimëdhënës meshkuj. Alkoholi, korupcioni, dominimi i kurvërisë, revistat, këngat e ulëta, lakuriqësia dhe plazhet e detit e shumë gjëra tjera janë të pranishme por, megjithëkëtë nga ju dëgjojmë lëvdata ndaj atij që ka qenë shkaktar i të gjitha këtyre gjërave. T'mos harrojmë se njerëzit janë në fenë e udhëheqësve të tyre. Qofshi në mbrojtje të All-llahut, shihni Saudinë ku do të gjeni përmbajtje si nga populli ashtu edhe nga udhëheqësit.

Shpresoj që mos t'u kem shqetësuar. Pranoni prej meje falënderimin e çiltërt dhe respektin tim. All-llahu ju udhëzoftë në shërbim të Fesë. Zotriu im, ndoshta nuk munda ta them gjithë të vërtetën por, nuk them diç tjetër përveç se të vërtetën.


Përgjigja:

Vëllau im! Atë që thua lidhur me alkoholizmin, korupcionin, përhapjen e amoralitetit, revistat dhe lakuriqësinë, të gjitha këto janë fenomen i devijimit të njerëzve nga rruga e drejtë.

I Dërguari, bekimet e All-llahut qofshin për të, ka thënë në një Hadith të cilin e përcjell Hasan El-Basriu që kishte parë një njeri duke sharë Haxhaxhin (udhëheqës zullumqar edhepse ka bërë ca punë të mira) por, Hasan El-Basriu i tha: "All-llahu të mëshiroftë, mos thuaj kështu sepse unë kam frikë se sikur të shkatërrohej Haxhaxhi t'ju sundojnë majmunat dhe thitë".

Përcjellim nga Pejgamberi, bekimet e All-llahut qofshin për të të ketë thënë: "... si do të jeni ashtu do të sundoheni (nga të tillët do të sundoheni)". Ndërkaq, unë të them se të jesh i bindur se sikur sot të marrim në dorë udhëheqjen, unë apo ti nuk do të mundeshim që të pastrojmë plazhet e detit dhe tregjet nga amoraliteti dhe alkoholizmi ... Në vitin 61, kishte një shtet Islam në Damask, në krye të së cilit qëndronte dijetari Maruf Ed-Devalibi e që në atë kohë drejtohej nga shumë islamistë por, shoqëria nuk ishte në situatë më të lakmueshme se sot. A nuk të kujtohet? ‏



Autor: Prof. Dr. el-Buti

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...