Banner

Fetva 108



Pyetja:

Takova një njeri që pretendonte se është njeri i fesë (klerik) i cili pasiqë më pyeti për emrin tim, të nënës e të babait më tha se mua dhe burrit tim na kanë bërë smirëkeqje (kemi të bëmë) andaj ai na propozoi që burrit tim t'i jep një unazë me një gurë dhe tha se ai do t'i lexojë Kur'an dhe kështu do ta shpëtojë burrin tim nga trupat dhe shpirtat e këqij.

Kjo gjë për mua ka rëndësi të madhe pasi që sipas tij unë duhet t'ia ndërroj emrin vajzës sime (Rubi) përndryshe nëse unë nuk bëj një gjë të tillë ajo do të sëmuret shumë dhe nuk do të mund të jetë grua e mirë kur do të ritet.

A mund që t'më udhëzoni që të dij se Sheriati a pajtohet apo i refuzon këto gjëra. Duke e patur parasysh se unë kam frikë të madhe që t'i them atij se nuk e dua atë unazë. A është e mundur që ai m'u për këtë, familjes sime t'i shkaktoj ndonjë dëm sidomos kur e dijmë se ai i din të gjithë emrat e familjes sime?


Përgjigja:

Njeriu në fjalë është injorant ose mashtrues. As mihiri e as guri që është në mihirin nuk mund të të sjell dëm apo dobi. Gjithashtu, nuk ka asnjëfarë lidhje në këtë çështje njohja e tij me emrat.

Gjithmonë vazhdo të lexosh dumuavedhet (Kuleudhu birabbilfelek dhe Kuleudhu birabbinnas) dhe sa më tepër lexo lutjet e ditës e të mbrëmjes. Në këtë mënyrë, All-llahu do të të mbrojë nga dëmi i smirëkeqit dhe atyre që veprojnë sipas smirës.



Autor: Prof. Dr. el-Buti

Mbylle Es-Selatu ve es-Selamu alejke, ja Resul-Allah, ja Habib-Allah, ja Nebijj-Allah, ...

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...