Banner

Fetva 114



Pyetja:

Kohën e fundit shumica e grave nuk respektojnë urdhërin e burrit e sidomos kur është fjala për në shtrat.

Ndoshta, shkaku i kësaj largese nga urdhëri i All-llahut është dëgjimi dhe nënshtrimi ndaj mjeteve të informimit e sidomos të atij televiziv të cilat hedhin e shpërndajnë helme ideore gjatë epizodave ku shfaqet se gruaja ka të drejtë që t'mos i përgjigjet burrit lidhur me çështjen në fjalë përveç se kur ajo dëshiron.

Ja, edhe unë jam njëri prej atyre që vuajnë nga rezultatii i kësaj dukurie. Dëshiroj që të spjegoni rëndësinë e kësaj çështjeje.


Përgjigja:

Gruaja obligohet që t'i përgjigjet burrit në atë që ka mundësi t'i përgjigjet aty ku nuk është All-llahu i hidhëruar.

Me të njëjtën gjë që Sheriati gruan e obligon ndaj burrit njashtu e obligon edhe burrin ndaj gruas, kuptohet me kusht që në të dy rastet të jetë e pranishme mundësia.



Autor: Prof. Dr. el-Buti

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...