Banner

Fetva 210



Pyetja:

Si është dispozita e Haxhit i cili bëhet nga ana Ministrive dhe qeverive shtetërore?

Së pari nga aspekti i parimit dhe së dyti nga aspekti i njoftësive ku vijnë në shprehje njoftësitë kështuqë disa i vënë në listë të parë e disa i vonojnë?


Përgjigja:

Anëtarët që i dërgon ndonjë Ministri për në Haxh duke qenë të ngarkuar me ndonjë detyrë nga ana e Ministrisë që i ka deleguar dhe ata e kryejnë detyrën e ngarkuar atëherë nuk ka ndonjë pengesë që ta kryejnë Haxhin dhe inshaell-llah Haxhi i tyre është i pranuar.

Por, nëse ata nuk e kryejnë detyrën e ngarkuar atëherë nisja e tyre është e ndaluar. Kurse, nëse Ministria nuk i ka ngarkuar me asnjë detyrë me ndonjë punë apo angazhim atëherë është në rregull dhe kjo pjesëmarrje inshaell-llah është e pranuar.

Pranimi i njoftësive dhe i ryshfeteve e të ngjajshme me to bën që Haxhi të bjerë nga ai person prej të cilit kërkohet një gjë e tillë. Për atë që kërkohet një gjë e tillë më mirë është që mos t'i përgjigjet kësaj thirrjeje që e ngarkon me gjëra të tilla.



Autor: Prof. Dr. el-Buti

Mbylle Es-Selatu ve es-Selamu alejke, ja Resul-Allah, ja Habib-Allah, ja Nebijj-Allah, ...

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...