Banner

Fetva 216



Pyetja:

Si është dispozita e Sheriatit lidhur me namazin e drekës si rezervë ditën e Xhuma?


Përgjigja:

Namazi i drekës pas faljes së Xhumasë nuk është obligim në përjashtim kur mungon ndonjë kusht prej kushteve për të qenë namazi korrekt. Prej kushteve më të rëndësishme është që Xhumaja të falet në xhaminë e një vendi.

Ndërsa, nëse një xhami nuk i nxen atëherë nuk duhet që xhamitë të shtohen jashta asaj që është e nevojshme. Për këtë janë dakord të gjithë dijetarët pa marrë parasysh shkollat që u takojnë. Argumenti për këtë është praktikimi i Pejgamberit, sahabëve dhe i selefëve pas tyre. Urtia e kësaj qëndron në atë se namazi xhumasë përveç aspektit se është ibadet ka edhe kuptim të takimit përfshirës politik. Kurse ndarja (mos falja) në një vend (mos tubimi në një vend) pa patur nevojë shkakton humbjen e kësaj urtie e dobie.

Por, nëse muslimanët e një vendi shpërndahen në më tepër xhami gjë që kalon nevojën për ta falur Xhumanë siç është rasti, bie fjala me Damaskun, në këtë rast mungon një kusht prej kushteve më të rëndësishëm që namazin e Xhumasë e bën të jetë në rregull. Pra, në këtë rast obligohemi të zëvendësojmë namazin e Xhumasë duke e falur drekën pas saj. Por, nëse numri i Xhamive ku falet Xhumaja është brenda nevojës atëherë namazi i Xhumasë është në rregull dhe nuk ka nevojë që të falet dreka.



Autor: Prof. Dr. el-Buti

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...