Banner

Fetva 235



Pyetja:

Shpresoj që t'më sqaroni domethënien e termit të fikhut "El-Murabehah" dhe a me të vërtetë kjo është një lloj prej llojeve të parapagimit që merren nga bankat me qëllim të blerjes së banesës.

Mendoj se një gjë e tillë është Haram (e ndaluar)!

A është e vërtetë?


Përgjigja:

Për kontratën: "Murabehah" flitet kur bie fjala dikush dikujt apo ndonjë ndërmarrjes i thotë: "Bleje për vete këtë lloj të veturës e unë do ta blejë prej teje me çmimin që e ke blerë plus 10% për ty".

Kjo lloj kontrate është në rregull dhe te kjo nuk ka asnjë paqartësi. Këtë lloj e mbështesin edhe bankat islame. Si kjo kontratë është bie fjala edhe nëse të pëlqen ndonjë plaçkë që ka dikush dhe i thua: "Këtë e blej prej teje aq sa të ka kushtuar plus 10% për ty".

Kjo e dyta quhet: "Murabehah" kurse e rastit të parë quhet "Murabehah për personin që urdhëroi për blerje".



Autor: Prof. Dr. el-Buti

Mbylle Es-Selatu ve es-Selamu alejke, ja Resul-Allah, ja Habib-Allah, ja Nebijj-Allah, ...

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...