Banner

Fetva 238



Pyetja:

Jam i martuar qysh para 5 viteve me një grua që nuk është shumë e arsimuar. Kam dy fëmijë me te. Por, pas martesës me te ajo filloi të jetë xheloze sa që xhelozia e saj kaloi edhe në vesvese.

Kështu që edhe dalja ime prej shtëpisë u bë shkak i konfliktit të rreptë. Sa herë që unë ulem që ta diskutoj këtë problem ajo i mbyll veshët dhe nëse dëgjon atëherë ajo nuk zgjat më tepër se dy ditë. Ajo ka filluar që të gjitha fjalët e mia t'i komentojë kundër saj.

Ndërkaq, kur thotë se don të shkojë të vizitojë familjen, nëse unë i them shko atëherë ajo thotë se ti këtë e dëshiron e nëse i them jo ajo më thotë se ti nuk më duash.

Problemi më i madh është se ajo tashmë ka filluar të shërbehet edhe me hajmali të cilat i vendos nëpër ormane e kreveta. Unë më nuk mundem të durojë.

Ju lutem, ju lutem çfarë të bëj?


Përgjigja:

Mendoj se ke mundësi që ta zgjidhësh problemin tënd edhe atë me një mënyrë të thjeshtë e ajo është që ti t'i tregohesh asaj se shumë e don atë madje qoftë edhe me diç nga aktrimi.

Ti nëse disa javë vazhdon të veprosh kështu inshaell-llahu situata yte do të ndryshojë në atë që të kënaq ty.



Autor: Prof. Dr. el-Buti

Mbylle Es-Selatu ve es-Selamu alejke, ja Resul-Allah, ja Habib-Allah, ja Nebijj-Allah, ...

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...