Banner

Fetva 239



Pyetja:

Një herë në muaj takohem me fëmijët e mixhallarëve. Në këtë tubim marrin pjesë edhe disa ithtarë të Shahrurit. Kur diskutohet ndonjë çështje e Fesë ata ofendojnë dhe i shajnë disa Imamë e kështu me radhë.

Disa herë kam menduar që t'i këpus këto tubime por, unë kam frikë se do të kem gjynah për ndërprerjen e marrëdhënieve farefisërore.

Pra, si thoni ju?


Përgjigja:

Mos i ndërpre lidhjet me farefisin tënd. Por, praktiko urdhërin në të mirë dhe ndalesën nga e keqja me urti dhe këshillë të bukur sa herë që do të të mundësohet kjo gjë.

Këtë që ti e thua e ka vërtetuar Muham-med Shahruri në librin: "El-Kur'an ve el- kiraetu el-Muasirah" libër i cili është botuar nga ana e një shoqate cioniste.

Njashtu, përmbajtja e librit është i botuar në gjuhën turke në emër të një personi turk. Lusim All-llahun t'na jep vetëdije kulturore dhe të depërtojmë me një mprehtësi e t'i kuptojmë faktorët e fshehur e të njohur.



Autor: Prof. Dr. el-Buti

Mbylle Es-Selatu ve es-Selamu alejke, ja Resul-Allah, ja Habib-Allah, ja Nebijj-Allah, ...

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...