Banner

Fetva 241



Pyetja:

U zgjova në syfyr dhe pashë se jam xhunub (gjendje kur muslimani obligohet të lahet).

Ndjeva mundim të madh që të lahem andaj morra tejemum (duke potencuar se me tesha të pastërta e bëra këtë) dhe pastaj bashkë me familjen fala namazin e sabahut. Kur u zgjova në mëngjez u lava dhe e përsërita namazin e sabahut.

Atë që bëra unë a konsiderohet gjynah? Nëse është gjynah atëherë si mund të pendohem?


Përgjigja:

Ti është dashur që të lahesh.

Por, nëse ti për këtë që pyet ke vepruar kështu nga mosdija se si të veprosh atëherë nuk ka gjë. Atë që duhet ta bësh është që të falish kaza namazin që e ke falur para se të lahesh.

Por, nëse e ke ditur se çka kërkohet prej teje atëherë veç kësaj duhet të pendohesh dhe të kërkosh falje prej All-llahut për gabimin që ke bërë në mënyrë që të të falë All-llahu.



Autor: Prof. Dr. el-Buti

Mbylle Es-Selatu ve es-Selamu alejke, ja Resul-Allah, ja Habib-Allah, ja Nebijj-Allah, ...

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...