Banner

Fetva 250



Pyetja:

Vazhdimisht ndjehem se nuk jam i pastër. Kur shërbehem me VC-në ndjehem se nuk jam i pastër dhe më paraqitet vesvesja për pa pastërti sa që më preokupon një ndjenjë shumë e keqe, kështuqë ndjehem se duhet të bëj tush me qëllim që t'më largohet vesvesja.

Një gjë e tillë ma bën jetën shumë të vështirë si dhe namazin nga e cila gjë shumë lodhem. Kur ndodh që të më lagen brekët me ujë për ndonjë shkak që nuk ka të bëjë me përdorimin e VC-së më vjen sikur ato nuk janë të pastërta.

Njashtu, edhe kur preki sholen ndjehem se është e ndytur dhe se duhet ta lajë ate bashkë me rrobat e brendshme. Jam lodhur nga kjo gjendje! Çfarë të bëj?


Përgjigja:

Shërimi yt është në ate që të mësosh Sheriatin Islam sidomos dispozitat që kanë të bëjnë me ibadetet, atëherë do të kuptosh se vesvesja yte s'ka kurnjë peshë me vlerë.

Pra, për shkak të këtyre vesveseve nuk kërkohet (nga pasoja e këtyre dyshimeve ose bile mendimeve të tilla) të marrësh abdest e as të lahesh. Bile Sheriati kërkon që t'mos merresh me këto vesvese.

Kështu do të shohish se dalëngadalë kjo vesvese plotësisht do të largohet prej teje.



Autor: Prof. Dr. el-Buti

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...