Banner

Inkuadrimi i fesë në zgjidhjen e konfliktit politik



Në emër të all-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit

Lavdi i takon vetëm All-llahut, lutjet dhe paqja qofshin për Pejgamberin e Tij të zgjedhur dhe për të gjithë pejgamberët tjerë të tij.

Zotrinjë dhe zonja

Ndonëse mendova gjërë e gjatë në lidhje me fjalët (termet) stil dhe politikë, nuk gjeta ndonjë ndryshim kuptimor mes tyre, sepse që të dyja specifikojnë përcjellje të një metode të caktuar për të arritur te qëllimi. Politika, megjithatë, në ditën e sotme mund të specifikohet më tepër, shkaku se ka arritur shkallën e një shkence që mund të studiohet. Shpesh herë për të përdoret definimi: "Arti për intrigim dhe mashtrim të të tjerëve". Fjala "politikë" ose "politikan" në kuptim të përgjithshëm nuk do të thotë thjesht aftësi për qeverisje. Që të dy fjalët aludojnë në njeriun dinak dhe politikanin oportunist.

Nga kjo pikëpamje duhet dalluar qëndrimin e fesë (nga aspekti si fe) përsa i përket politikës, dhe qëndrimi i politikës ndaj fesë.

Së pari do të jetë mirë që të njohtohemi me kuptimin enciklopedik dhe krahasimor të fjalës Fe.

Fjala Fe (në kuptim të përgjithshëm) përfshin kuptimin: 'Nënshtrim (bindje) absolut ndaj Pronarit absolut, duke patur parasysh se nënshtrimi (apo përulja, bindja) padyshim se paraqet adhurim dhe se Pronari absolut natyrisht është All-llahu'. Jam më se i sigurtë se ky definim përfshin të dy fetë: 'Islamin dhe Krishterizmin'. Pra, Feja është zbatim doktrinor dhe sjellje ndaj asaj që kërkon vetë identiteti njerëzor, pra të qenurit rob i All-llahut të Madh dhe Fuqiplotë. Me fjalë të tjera, Feja është praktikim i njeriut për robërim ndaj All-llahut nëpërmjet sjelljeve vullnetare (të padetyrueshme), ashtu sikur që është bërë si rob që rezulton nga realiteti i domosdoshmërisë.

Duke qenë nën pushtetin e kësaj të vërtete Feja është një, por gjykimet njerëzore (duke mos marë parasysh masën e arsyetimeve të tyre) bënë që Feja të shëndrohet në fe të shumënumërta ... Për sa i përket kësaj, kuptim i rëndësishëm është ajo se feja në jetën e njeriut është kërkesë qëllimore dhe e vërtetë stabile. Pra, Feja nuk është mënyrë për arritje të ndonjë qëllimi, stil apo politikë për realizim të ndonjë qëllimi. Politika - nën pushtetin e neokolonializmit ekonomik, kulturor dhe civilizues - është transformuar sot në art të mashtrimit. Poashtu është edhe art i stileve joshëse që çojnë në kurth. Artet e tilla përdoren si instrumente në duart e pakicës së fortë lakmuese për të dominuar shumicën e dobët. Ky realitet i hidhur dhe i tmerrshëm servohet nën amblemën e Sistemit të Ri Botëror, e përcjellur nga simboli i Globalizmit!

Mashtrimi politik që shfrytëzohet sot, qëllimi i të cilit është realizimi i kësaj aspirate, përdor stile nga më të ndryshmet të cilat pikë prekëse kanë metodologjinë e gjërë që buron nga politika e përçarjes, forcave ndarëse dhe inicon kategoritë e një shoqërie kundër njëra-tjetrës. Vegla më e vlefshme dhe arma më e rrezikshme që shfrytëzohet për këtë qëllim natyrisht është sajimi (trillimi) i ndjeshmërive sektare (fraksionale), ringjallja e konflikteve racore dhe ngjallje të këndvështrimeve dogmatike.

Le të shqyrtojmë, në lidhje me këtë, pohimin e një hulumtuesi perëndimor hebrej, Bernardo Leëis, ku në librin e tij të titulluar Lindja e Mesme dhe Perëndimi thotë: "Faktikisht, ishte e pamundur që regjioni Arab t'i bashkangjitet (shtohet) Perëndimit, përveç se me anën e përçarjes dhe ndarjes së tij. Sikur cilit do qoftë politikan botëror t'i jepej detyra e bashkangjitjes së këtij regjioni me Perëndimin, ai në të vërtetë nuk do të zgjedhte ndonjë stil tjetër përveç se atë të zgjedhur nga Perëndimi, që d.m.th. përçarja e regjionit me turbulenca sektare, ndarje sociale dhe kulturore, shpikje të diferencave dhe konflikteve, ekspanzion i çështjeve të pazgjidhura kontroverze dhe në dhënie të rëndësisë së egzagjeruar (tepruar) këtyre çështjeve. Ata të cilët mundohen që me mish e me shpirt ta realizojnë këtë, zemërohen kur janë dëshmitarë të paqes që mbizotëron mes bloqeve, e kënaqen me pamjet e përleshjeve që shpërthejnë mes tyre, përderisa ai që beson se Perëndimi nuk ka të bëjë asgjë me inicimin e këtyre turbullirave, natyrisht që ose e mashtron veten ose është i mashtruar".

Por ne asnjëherë nuk besojmë atë, për dallim nga arsyetimi i hulumtuesit Britanez Hebrej - kur ai përpiqet të na detyrojë ta duam paqen dhe t'i zgjedhim çështjet e përleshjeve të cilat Perëndimi vazhdimisht i nxeh për të vetmin pasion të tij - që të jemi për paqen e përkrahur në formën që sot e kërkon Izraeli. Por dëgjuesi Arab i mençur nga fragmenti i lartëpërmendur duhet të zgjedh pohimin që paraqet pjesën kruciale dhe esencën e këtij fragmenti dhe të largohet nga qëllimi në të cilin hulumtuesi synon.

Pasi që i përcaktuam këto fakte, është e qartë se Feja, që është kërkesë dhe synim, është shumë më superiore se politika, e cila paraqet instrument dhe strategji. Kjo na sqaron një gjë, se logjika e realitetit kërkon shfrytëzimin e politikës në shërbim të Fesë. Në asnjë mënyrë nuk kërkon shfrytëzimin e Fesë në shërbim të mashtrimeve dhe hileve politike.

Poqese pasuesit e një Feje janë të sinqertë në përkrahjen e saj, atëherë Feja do të ishte mjeti më i fortë për ribashkim, krijim të bashkëjetesës dhe bashkëpunimit, si dhe tejkalim i faktorëve të përçarjes dhe konfliktit. Për më tepër, fetë e shumta (nëse ekziston sinqeriteti në pranimin e tyre) as sa një grimcë nuk rezulton në prishje të autoritetit të tij të gjerë, ose të shkatërrojë ndonjë nga fshehtësitë e veta që zhvillon një mirëbesim të vërtetë të bazuar në përkrahjen e sinqertë të saj, për shkak se shtylla e vetme përfshirëse e Fesë është e zonja të tejkalojë kundërshtimet (polemikat) në situatat dhe çështjet e veta.

Pra, Feja, do të duhej të shkaktojë që shpirtërat e sinqertë të pasuesve që përfaqësojnë atë rol efektiv, të tejkalojnë politikën e përçarjes, ndarjes dhe veglave që shpenzojnë mund. Ajo poashtu do të duhej të ishte aq e fortë sa të mund t'i ribashkonte pasuesit e saj përballë orvatjeve për tëhuajësim që praktikohen ditën e sodit, ashtu sikur që ishte në kohën e paraardhësve të tyre në tokat e Shamit kur ata në të kaluarën u ndeshën ballë për ballë me kryqëzatat ... Unë mund të them: "Kjo do të duhej të ishte realizuar, sikur ata që sot emërohen Islamistë të mos bënin politizimin e Islamit dhe sikur pjesa dërrmuese e Krishterëve të mos anonin kah politika e tëhuajësimit ( largimit)".

Do të desha që së pari ta qartësoj kuptimin e politizimit të Islamit, me qëllim që të mos e bëj të paqartë (të dykuptimtë) atë që dua ta them (edhe pse jam kundër saj) me atë në të cilën besoj, ta nxjerr në dritë dhe t'i thërras të tjerët në të. Nuk ka dyshim se dispozitat e Sheriatit Islam i përfshinë ato që sot emërohen regjime kushtetutare, relacionet në mes të popullit dhe pushtetmbajtësit si dhe relacioni në mes Shtetit Islam dhe të tjerëve, si në paqe ashtu edhe në luftë.

Në pajtim me këtë, Islami në sistemin e tij përfshin Fenë dhe shtetin. Librat e që kanë të bëjnë me sistemin politk Al-Akham Al-Sultaniyah (si që më parë quheshin) janë të begatshme në sqarim të këtij detaji.

Karakteristika e këtillë në Islam asnjëherë nuk do të paraqitet qartazi përderisa nuk lejohet që të sundojë Islami dhe që gjykimet e tija të bëhen operative. Por, kur jemi te faza e davetit (thirjes) dhe te ndërmarja e metodave për kuptimin dhe bindjen që ky sistem të zbatohet në shoqëritë Islame, duhet thënë se mu kjo është faza në të cilën veprojn "Islamistët" apo Xhematet (grupet)Islame. Por, garanca parimore që përpjekja e tyre të jetë e suksesshme, konsiston në atë që ata superioritetin duke u marrë me punët e davetit (thirjes) të mos e përziejnë me dredhimet (zig-zaget) politike që paraqiten para tij si dhe të jenë larg ambicjeve politike që paraqiten përgjatë përpjekjes për të ardhur në pushtet ... Për fat të keq kjo është pikëpamje për të cilën shumica e Muslimanëve deri më tani nuk janë bindur. Për këtë shkak, termi i Thirrjes Islame, duke u bazuar në aktivitetet e tyre, interpretohet si formim i lëvizjeve politike që për qëllim kanë arritjen deri në tronin e pushtetit. Pra, kjo është ajo në çka unë implikoj kur them politizim i Islamit, për të cilin term më i përshtatshëm do të ishte termi politizim i Thirrjes Islame.

Dy dobësi serioze pengojnë këtë metodologji:

Dobësia e parë: paraqet faktin se apsiratat politike për tronin e pushtetit pashmangshëm shkaktojnë që bartësit e kësaj aspirate të anojnë në këto apo ato trende politike, gjë që domosdo do të shkaktojë antagonizma ose konflikt me trendin tjetër. Për më tepër, dihet shumë mirë se shkollat politike në rajonin tonë janë të ekspozuara forcave të jashtme që fshehurazi mund të depërtojnë në to, t'i kontrollojnë dhe t'i drejtojnë sipas interesit të tyre edhe poqese ato force nuk kanë mundësi t'i fusin nën kontroll.

Atëherë do të kishte qenë shumë lehtë për forcat e jashtme që kundërshtimet mes atyre shkollave t'i shëndrojnë në grindje dhe përçarje mosmarrëveshje, dhe do të ishte shumë lehtë për ato forca që ta shfrytëzojnë këtë mosmarrëveshje për të hapur një dritare me qëllim të përvidhjes dhe plaçkitjes së çka do qoftë nga të drejtat dhe pasuritë tona, varësisht nga ajo se çka u duket e dobishme ... Por, e shoh se për shkak të faktit mirë të njohur , forcat Islame që marin pjesë në këtë konflikt do të transformohen në pjesë përbërëse në brendi të këtij aparati, ku nuk do të kryejnë as sa një lëvizje më të vogël vullnetare të vlershme, por do të lëvizin automatikisht së bashku me pjesët tjera të këtij aparati. Realiteti që kemi para syve tona paraqet dëshminë më evidente për këtë.

Dobësia e dytë: është ajo se aspiratat e tilla politike do t'i transformojnë ata që punojnë në fushën Islame në grupe të ndryshme, larg njëra tjetrës, me anë të mjeteve dredhore politike të ndryshme po edhe kontradiktore. Sa i madh që është numri i atyre që e shohin realitetin e Islamit dhe çuditen se si ky realitet në të kaluarën i bashkoi arabët me mirësjellje dhe bashkëpunim serioz, ndërsa sot vetë Islami u bë shkak i shpërbërjes dhe shkatërrimit të kësaj lidhjeje në copë e grimë.

Por ai që mendon thellë e thellë, do të kuptojë se Islami si fe nuk ka ndryshuar. Ai ka qenë dhe ende është ai që i mban komponentet e unitetit dhe riunitetit. Në të kaluarën dhe sot Islami bashkon dhe kujdeset për shoqërinë me të gjithë sektet dhe kategoritë; fakt i dëshmuar nga shekujt e zgjatur dhe koha e artë e civilizimit Islam. Por, të huajt janë përvidhur dhe kanë përçarë. Sikur të mos kishte politizim që asimilonte Thirrjen Islame, të huajt nuk do të mund të përvidheshin dhe ta dezintegrojnë metodën e tij të njëshme në rrugë të ndryshme të ndara të cilat vëzhguesit do t'i lenin përshtypje të shkollave në çështje Islame, por të cilat në të vërtetë janë rrugë politike.

Përpjekjet e Perëndimit, qëllimi i të cilit ishte ndarja e njëshmërisë së Islamit në shkolla Islame divergjente, kanë dështuar. Ato poashtu kanë dështuar në ringjalljen e grupeve të varrosura, që triumfuan dhe u shuan para se të merr fund epoka e artë e civilizimit Islam. Në vend të kësaj, pionierët e këtyre përpjekjeve gjeneruan politizimin e lëvizjeve të Thirrjes Islame. Me fjalë të tjera, ata zëvendësuan atë që nuk arritën ta bëjnë, me orientim( drejtim) të Islamistëve larg çështjeve të Thirrjes Islame - siç janë lidhja me Islam, futja e tij në zemrat e të tjerëve dhe ç'rrënjosjen e dyshimeve që mund të kenë pasoja - dhe u përpoqën t'i zëvendësojnë ato me aktivitete politike Islame. Lidhjet e udhëheqësve politik, në mënyrë direkte apo indirekte, me gjeneruesit e mashtrimeve politike në Perëndim që depërtojnë në Lindjen e Mesme, shkaktuan që aktivitetet e Islamistëve, çkado qofshin ato aktivitete, të vihen në funksion të influencës (joshjes) Perëndimor.

Nëse bëjmë vlerësim të këndvështrimeve antagoniste të intelektualëve Islam, të formave të egzagjerimit( teprimit) të cilat Islami nuk i njeh, të shkollave që akuzojnë njëra - tjetrën për mosbesim dhe të diversiteteve të ndryshime si dhe qëndrimimeve urrejtëse joislame në emër të Islamit, që paraqiten këtu e aty, nga ithtarët e në drejtim të përkrahësve të feve tjera, duhet patur parasysh se gjithë situatat e tilla janë pjellë e rënies së shumë aktiviteteve organizuese Islame nën influencën e politikës Perëndimore. Kjo influencë, nuk do të mund të zgjerohej, dhe lëvizja "Islamistëve" dhe aktiviteti i tyre të zgjatej sikur këto të mos kishin zbritur nga pozita e lartë e davetit (thirjes) ne fushën e betejave të komplikuara politike.

Ende kam për të thënë një deklaratë të shkurtër finale në lidhje me Krishterët që janë të kënaqur me përgjigjen e tyre ndaj politikës së tëhuajësimit. Supozoj se këto të Krishterë i janë besnik Krishterizmit të tyre dhe krenarë me fenë e tyre. Në këtë rast, unë mund të them: sikur Perëndimi të kishte qenë i interesuar për fenë në nivelin politik dhe udhëheqës, do të thosha se politika e tëhuajësimit, në të cilën politikë anojnë disa Krishterë, ndoshta nuk do të kishte rezultuar negativisht për fenë e tyre. Përkundrazi, ajo do t'u ndihmonte që ta mbërthejnë fenë më fortë dhe t'i jenë edhe më besnik asaj. Por, krijuesit e politikës Perëndimore nuk janë të interesuar për fenë si fe. Përkundrazi, ata e zgjedhin rrugën e sakrifikimit të cilësdo fe, mundimit me mish e me shpirt për eksploatim të institucioneve më të mëdha Fetare Krishtere në botë dhe kontrollimit të tyre për interesat dhe mendjelehtësitë personale të tyre.

Për Perëndimin nuk do të ishte domethënëse preferenca që do t'ia bënte gjysmës së Botës sonë Arabe ndaj tjetrës, pasiqë nuk do të donte të mban barrën e përkujdesjes së cilësdo nga të dyjat. Interesi i saj është goditja e të dyja palëve njëra me tjetrën, duke mos marë parasysh palën e mundur, cilado qoftë ajo, përderisa Perëndimi i përfiton përparësitë që rezultojnë nga zënka e këtyre palëve.

çdokush mund ta detektojë të vërtetën e kësaj që them poqese ai / ajo lexon raportin sekret të Këshillit Nacional Amerikan të Sigurisë të publikuar më 1991, dhe poashtu kush e lexon "Kush i mbron të Krishterët nga Arabët" nga Viktor Sehab mund të merr më tepër detaje dhe dëshmi.

Pra, si pasojë e kësaj, Um-meti ynë duhet të kërkojë imunitet (strehim) përbrenda mburojës së Fesë së vetë dhe të krijon një barierë nga brumi i vet, me qëllim të mbrojtjes së vetë nga dëshirat e cilitdo të huaj. Poqese të gjithë janë të sinqertë në besimin e tyre në All-llah dhe t'u përmbahen mësimeve dhe udhëzimeve të Tia, shumësia në mes shkollave të devotshme që lartësohen dhe që sinqerisht punojnë duke shpresuar që All-llahu të jetë i kënaqur me ta dhe që i kryejnë detyrat dhe obligimet, asnjëherë nuk do të turbullojnë unitetin, të njollosin ndjenjën e zemërmirësisë që i bashkon kategoritë e tij apo t'i largojë nga bashkëpunimi.



Autor: Prof. Dr. Muhammed Seid Ramadan EL-BUTI



_________________________

Ligjeratë e mbajtur në Kongresin për Bashkëjetesë dhe zgjidhje të tensioneve ndërfetare në vendet Arabe. Mbajtur më 24.03.2000.

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...