Banner

Femra dhe e drejta për jetë 5



Ligji i Hamurabit sipas cilit Babilonia u bë e njohur, femrën e Uogarit si lloj shtaze dhe ajo nuk ka kurrfarë vlere me rëndësi, qoftë kur bëhet fjalë për jetë apo ndonjë drejtë tjetër. Shumë shpesh jeta i merrej si shpagim për krim të cilin e ka kryer çdo person tjetër.

Sa i përket Greqisë, femra ka kaluar nëpër periudha të ndryshme. Mirëpo në shumë prej tyre kanë qenë pa liri dhe dinjitet. Legjislacioni grek thuaja nuk e ka mbrojtur nga ndonjë rrezik që i kanosje dinjitetit të saj, madje as nga ai që kishte të bënte me jetën e saj. Është e ditur se mohimi i drejtave të njeriut shikuar përgjithësisht e arrin kulmin e vrazhdësisë në sistemin skllavopronar të këqijat e cilit koncentrohen tek femra më shumë se tek të tjerët, siç ishte në Spartë. Baballarët i vrisnin shtatë nga dhjetë vajzat që u lindnin!

Me një fjalë, femra në civilizimet e lashta ka pasur fatin që t'i kushtohet vëmendja në periudhat e luksit dhe begatisë në të cilat zakonisht edhe përfundojnë civilizimet e mëdha. Porse ajo në këto periudha nuk e fiton këtë nga respekti ndaj personalitetit të vet, as për shkak pranimit të vlerës së saj, porse ngase në periudhën e këtij luksi dhe begatie konsiderohej si nevojë për kënaqësinë dhe famën shoqërore në jetën e mashkullit. Për këtë arsye raporti ndaj saj ndryshon shpejt dhe meshkujt tek ajo shikonin fatkeqësinë për vete në periudhat e skamjes dhe dekadencës civilizuese. Kjo do të thotë se respekti nuk i jepej për shkak të vetë asaj në asnjërën prej dy situatave të theksuara.

Ky është ai dallimi evident midis Islamit dhe civilizimeve të tjera botërore në planin e pozitës së femrës. Islami femrën e nderon sepse ajo është krijesë që karakterizohet me të gjitha vetitë respektuese të njeriut, madje edhe shenjtërisë në dispozitat e Allahut, xh.sh., në bazë të kësaj ky respekt nuk guxon të jetë nën ndikim të progresit civilizues ose dekadencës.

Sa i përket civilizimeve për modelet e cilëve kemi folur, ata tek femra shikonin, madje e shikojnë edhe sot një materie të domosdoshme për kënaqësinë e mashkullit dhe fenomen të domosdoshëm për shkëlqimin e civilizimit në të cilin kënaqet vetëm mashkulli. Andaj kur, për ndonjë arsye, vjen periudha e dekadencës së civilizimit, dhe u pengohet rruga meshkujve te luksi në të cilin kënaqeshin, femra atëherë pushon së qenit objekt me rëndësi dhe vlerë tek cili vraponin dhe të cilin e kërkonin. Shumë shpejt ajo shndërrohet në barrë si shtesë barrës tjetër që u kishin rënë mbi kokë.

* * *

Në fund, vërtet vlera më e madhe e shenjtërisë, rëndësisë dhe rolit të cilin Islami ia kushton drejtës së femrës për jetë, manifestohet edhe në drejtat tjera të njeriut që dalin nga drejta për jetë, si drejta civile, drejta për liri në të gjitha llojet e saj dhe pozitës shoqërore të cilin femra duhet ta ketë.

Madje, gjersa këto të drejta llogariten në degë të drejtave për jetë, ato njëkohësisht janë fortesë e nevojshme për mbrojtjen e vetë drejtave. Arsye për këtë ka qenë ajo që çfarëdo lëshimi në kujdes ndaj drejtave civile dhe drejtat e lirisë në të gjitha llojet e saj të cilat femra duhet t'i gëzojë vetëm e jetë i ekspozohet rreziqeve dhe problemeve që mund t'i përvidhen.

Në vazhdim do të bëjmë fjalë për këto të drejta të veçanta dhe qëndrimin e Islamit ndaj tyre.



Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Dr. Selim SYLEJMANI



_________________________

- Shkëputur nga libri: "Femra midis tiranisë së sistemit perëndimor dhe mëshirës së ligjit hyjnor".

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...