Banner

Fetva 122 - Transakcioni me fletëaksione



Pyetja:

Si është dispozita e transakcionit me fletëaksione, sidomos kur banka vepron me gjërat që Islamikisht lejohet.

Por, siç e keni të njohur bankat bashkëpunojnë në një apo në një tjetër mënyrë me bankat botërore dhe njëkohësisht me ato cioniste. Ndërkaq, cila është zgjidhja e individit i cili posedon pak pasuri që s'mjafton dhe don që ta zmadhojë ate kur është fjala për këtë botë kapitaliste?

Vall-llahi, unë të dua për hirë të All-llahut dhe kam patur rastin ta vizitoj djalin tuaj, Dr. Teufikin. Kërkoj nga ju që t'mos më harroni nga duatë tuaja.


Përgjigja:

Nuk ka pengesë që ju të bleni fletëaksione prej ndërmarrjeve a kompanive tregtare ose prej bankave Islame me atë që te ato të kenë vlerë reale që përfaqsohet në mallra, artikuj që gjenden në atë kompani ose në posedimin e bankës.

Bashkëpunimi i bankës Islame me bankat e huaja nuk anulon ligjshmërinë e këtij transakcioni.

All-llahu të dashtë për atë gjë që më ke dashtë. Kërkoj prej All-llahut që t'më bëjë prej atyre që meritojnë dashurinë tënde.



Autor: Prof. Dr. el-Buti

Në rregull

Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...