Banner

Fetva 268



Pyetja:

I jam lutur All-llahut Fuqiplotë që t'më mundësojë të kemë një Murshid (dijetarë i denjë që të udhëzon në Rrugë të Drejtë) i cili do t'më ndihmojë në zbatimin e urdhërave të All-llahut. Njëkohësisht jam lutur për një xhemat që të ndjek atë.

Një natë pashë një ëndërr se unë besatimin për një gjë të tillë ia jap Shejh Ahmed Bedeviut për të cilin unë nuk di gjë.

Kërkoj nga ekselenca juaj që t'më tregoni se tarikati i Bedeviut a është prej tarikateve të devijuara sufiste si dhe si është vetë personaliteti i Bedeviut apo është një tarikat që të shpie kah njohja e All-llahut?


Përgjigja:

Shejh Bedeviu është prej atyre për të cilët dijetarët unanimisht kanë thënë se është ndër evlijatë më të mëdhej.

Por, ky shumicën e jetës së tij e ka kaluar në gjendje të ekstazës (ngazëllimit, dehjes shpirtërore) ... All-llahu e mëshiroftë atë, ai ka qenë prej ithtarëve të Shuhudit (vazhdimisht para vetes ka patur praninë e All-llahut), ashtu që të marrurit me Shuhudin e All-llahut e ka larguar ate nga bashkëpunimi e kontaktimi me njerëzit.



Autor: Prof. Dr. el-Buti

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...