Banner

JoMedhhebizmi: Çka do të thotë imitimi i një imami dhe kapja për medhhebin e tij? 1



Kur sqarojmë këtë që e di çdo musliman i drejtë, se ai person i cili nuk ka arritur gradën e ixhtihadit e ka për obligim që të imitojë ndonjë imam muxhtehid, pa marrë parasysh se a e imiton gjithnjë apo jo, e kemi për obligim po ashtu të sqarojmë se çdo të thotë domosdoshmëria e imitimit të këtij imami dhe kapja për medhhebin e tij. Kapje për medhhebin e tij, a është për shkak të personalitetit të tij apo për ndonjë karakteristikë të veçantë që gjendet në qenien e tij?

Ruana Zot. Ruana Zot që në mesin e muslimanëve të jetë ndonjë që e ka thënë këtë fjalë. Të gjithë muslimanët, duke filluar prej kohës së sahabëve e deri më sot, e dinë se sheriati i Allahut është gjykues mbi njerëzit dhe se ai është e vetmja bazë për sjelljet dhe obligimet e tyre.

Mirëpo, kur Allahu kishte vendosur me urtësinë e Tij që njerëzit të dallohen në përvetësimin e njohurive dhe shkencave në përgjithësi e në njohjen e dispozitave të sheriatit islam në veçanti, ishte e patjetërsueshme -që t'i nënshtrohen të gjithë sheriatit të Allahut dhe ligjit të Tij- që i padituri të imitojë të diturin dhe i dituri të imitojë më të diturin, që të gjithë të takohen në një rrugë, në rrugën e Allahut, të Plotëfuqishmit dhe të Falënderuarit.

Ky realitet përfshinë po ashtu imitimin tonë që ia bëjmë të Dërguarit të Allahut. Ne nuk e imitojmë atë vetëm si Muhamed thjesht për shkak të personalitetit të tij, por e bëjmë atë sepse ai është përcjellës i fjalëve të Allahut xh.sh.. Për këtë nuk lejohet të thuhet: kapja për Librin e Allahut është më e preferuar se sa kapja për sunnetin, për shkak se fjala e Allahut është më me merita për imitim se sa fjala e njeriut cilido qoftë ai, sepse shkaku që na ka obliguar që të imitojmë të Dërguarin e Allahut është qenia e tij, përcjellës i fjalëve të Allahut. Pra, ne e imitojmë atë vetëm për këtë.

Çështja në përcjelljen dhe të kuptuarit e fjalëve të tij mes imamëve muxhtehidë dhe sunnetit të Dërguarit të Allahut, është sikur çështja mes të Dërguarit të Allahut dhe Allahut xh.sh. në përcjelljen dhe sqarimin e asaj që i është zbritur nga Kur'ani.

Këtë që e thamë në mënyrë shumë të bukur e ka shprehur imam Shatibiu në librin e tij "El-I'tisam: 3/250", ku thotë: "Dijetari që njeh sheriatin, nëse imitohet nga ana e njerëzve në fjalët dhe gjykimet e tij, ajo bëhet ngase është njohës i sheriatit dhe gjykatës me të e jo për diç tjetër. Ai në realitet është përcjellës i fjalëve të të Dërguarit të Allahut, i cili nga ana e tij është përcjellës i fjalëve të Allahut xh.sh.. Imitimi që i bëhet dijetarit është për shkak se ai ka arritur një gradë të lartë të diturisë e jo për shkak të qenies së tij se hukmi merret prej tij, sepse kjo gjë nuk i takon askujt, por i takon sheriatit që i është zbritur Muhamedit a.s. Po ashtu i takon Muhamedit a.s. e askujt tjetër, me argument se është i mbrojtur prej gabimeve".

Mandej thotë: Pra, i obliguari me dispozitat e sheriatit është patjetër të gjendet në njërën prej tri gjendjeve:



Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Dr. Naser RAMADANI



_________________________

- Shkëputur nga libri: "JOMEDHHEBIZMI - bid'ati më i rrezikshëm që kërcënon sheriatin islam".

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...