Banner

Fetva 270



Pyetja:

Pyetja parashtrohet nga Shejh (Hoxha) i nderuar Abdull-llah ibni Sultan Edh-Dhahirij: A lejohet sipas Sheriatit Islam përdorimi i therrjes automatike?


Përgjigja:

I nderuari Shejh Abdull-llah ibni Sultan Edh-Dhahirij, drejtor i përgjithshëm i Shoqatës Bëmirëse: "Zajid ibni Sultan Al-Nehjan".

Es-elamu Alejkum Ve Rahmetull-llahi Ve Berakatuhu!

Lidhur me pyetjen e parashtruar nga ana e juaj them si vijon:

Nuk di se ka ndonjë kundërshtim midis dijetarëve të Sheriatit Islam për atë se therrja është rrjedhojë e një akti që është adhurim (ibadet) e cila lidhet me veprimin e vepruesit i cili karakterizohet me denjësi duke e shoqëruar atë me vendosje (nijet) për ta therrur dhe me qëllimin e therrjes e kjo bëhet kur ndërmerret veprimi i çdo therrjeje secila në veçanti.

Këtë e thekson Shirbini në librin: "Mugni el-Muhtaxh" vëll 4, faqe 276, i cili këtë maturi e thekson duke thënë: "Nëse një dele fërkohet (zatek) në një thikë të cilën ai e mban në dorë dhe i këputet fyti dhe dy damarët e saj atëherë nuk lejohet".

Të njejtën gjë e thekson edhe Ed-Dirdiri në librin: "Sherhu es-Sagir", vëll 2, faqe 154.

Njëkohësisht të njejtën gjë e thekson edhe autori i librit "Kishaf el-Kina'".

Gjithashtu këtë e potencon edhe Ibni Abidini dhe autori i librit "Tenviru el-Ebsar" në "Hamishin" e tij, vëll 5, fq. 195.
Nga gjithë kjo qartësohet se lëvizja e mjetit me çelës elektrik apo të ngjajshëm me te në mënyrë që si rezultat i saj të shkaktohet lëvizja e një shiriti që shkakton këputjen e fytit pa mos ndërhyrë vepruesi i shtyer nga nijeti (vendosja) dhe qëllimi gjatë therrjes së secilës prej tyre nuk lejohet.

Pra, një veprim i therrjes së tillë unanimisht nuk hyn në procedurën e therrjes së kërkuar. Nga kjo del se kjo prerje automatike nuk është therrje e duhur dhe nuk është Hallall (nuk lejohet) ngrënia e saj.

Me plot respekt pranoni përshëndetjet e mia më të sinqerta dhe nderin tim që kam ndaj juve.

Muham-med Seid Ramadan El-Buti, (Kryetar i sektorit të besimeve dhe feve pranë Universitetit të Damaskut, Anëtar i Sektorit të Fik'hut Islam dhe drejtimeve të tij, pranë Universitetit të Damaskut)



Autor: Prof. Dr. el-Buti

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...