Banner

Fetva 166 - Përdorimi i CD-së së kopjuar



Pyetja:

Kam blerë një CD me përmbajtje të disa librave me vlerë nga e cila kam dobi të madhe.

Por, kur unë morra ta përdori, aty mu paraqit një tekst ku thuhej: "Betohem në All-llahun e Madhërishëm se ekzemplari i këtij programi është kopje origjinale. All-llahu është dëshmitarë për këtë që e them", duke potencuar se CD-ja është e kopjuar.

Pra, si është dispozita e Sheriatit lidhur me përdorimin e kësaj CD-je?


Përgjigja:

Nëse je i bindur se ai është gënjeshtar në betimin e tij dhe se uzurpon të drejtën e të tjerëve, atëherë nuk të lejohet përdorimi i CD-së.

Por, nëse i beson betimit të tij ose je i dyshimtë në atë, atëherë merret parasysh prezumimi i pafajësisë, pra, pafajshmëria, drejtësia dhe besueshmëria dhe atëherë të lejohet përdorimi i saj.



Autor: Prof. Dr. el-Buti

Në rregull

Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...