Banner

Fetva 264



Pyetja:

Kam dëgjuar (nuk jam i sigurtë) që ju keni thënë se i lejohet të fejuarit të bisedojë me të fejuarën me telefon para se ta lidh Nikahun. Shumë të rinjë fjalën tuaj e kanë marrë si bazë dhe bisedojnë me të fejuarat e tyre sa që kjo tek ata është bërë një gjë e rëndomtë. Shumë shoqe të mia i kam dëgjuar duke thënë se ato flasin me të fejuarit e tyre një herë në ditë apo më tepër se kjo dhe thonë se Hoxhë Buti e ka lejuar një gjë të tillë.

A thua vallë biseda e përditshme do të jetë e kufizuar sipas Sheriatit? A thua të rinjtë e sodit janë të vetëdijshëm deri në atë shkallë që t'i njohin ato kufij? Si thoni për këtë gjë dhe cilat janë ato kufij që ju i keni përmendur (nëse me të vërtetë e keni dhënë këtë fetva).

Kërkoj falje për këtë pyetje kaq të gjatë por, një gjë e tillë është problematike në shoqëritë tona fetare.


Përgjigja:

Kam thënë se një gjë e tillë lejohet brenda kufijve të Sheriatit. Kurse kufiri i Sheriatit është aty kur fejuesi merr mendim të plotë për të fejuarën konkretisht për: idetë, bisedën, formën dhe moralin e saj.

Atëherë kur i fejuari me bisedat që i bën arrinë që të merr një mendim të kompletuar atëherë më nuk i lejohet të vazhdojë as me takimet për ta parë e as për të biseduar nëpërmjet të telefonit.



Autor: Prof. Dr. el-Buti

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...