Banner

Iu them atyre, se këto maska do të shpalosen ...



"... Kur kjo krizë filloi, unë vazhdimisht thosha: O njerëz! Kini kujdes të mos e hapni një derë që të merrni tatëpjetën shpatit që ju kurrë më nuk do të mund ta ndaloni rënien tuaj"!

Asnjëherë mos rrëshqitni poshtë shpatit që ka një drejtim! Hapi i parë t'ju hedh në një fund dramatik, ku veç më kemi filluar të shohim sekuenca nga ato skena. Kam thënë dhe e kam përsëritur!

U përfol e u përfol shumë. Ata thanë: "Ti je pro-Qeverisë"! Unë u përgjigja: "O njerëz! Çështja është më e rrezikshme se kjo"! Është më e rrezikshme se ta përkrahësh regjimin ose të dalësh kundër tij. Është çështje fati (ardhmërie).

Çështja ka të bëj me derën e fitnes. Nëse ajo hapet atëherë thyhet! Nëse futemi në atë rrugë, kurrë më nuk do të mundemi të kthehemi, ngase ajo është shpatore. Sot është e qartë për çdo kënd se unë isha vëlla dashamirës dhe i sinqertë, unë isha njeri që xhelozoja për fatin e këtij vendi (Shami, Siri) të shenjtë.

Prandaj them se: "bën vaki që e keqja të sjellë dobi". I them vetes, juve dhe atyre vëllezërve të cilët vazhdojnë të shkatërrojnë, të djegin, të bëjnë padrejtësi në vend qe të merren me atë që i ka obliguar Allahu i Madhëruar.

Iu them atyre, se këto maska do të shpalosen bile që në këtë dynja, para se të largoheni nga kjo dynja, si dhe dëshirat dhe kotësitë tuaja egoiste që iu udhëheqin shumë shpejt do të zbulohen, ashtu sikur që mëria dhe urrejtja e cila ua ka mbushur zemrat do shpalosen gjithashtu.

"Do të largohen edhe mjegullat e zeza (errëta) dhe nuk do ju ngel asgjë veç se keqardhja që do ju brejë zemrat tuaja, mirëpo, atëherë do të jetë shumë vonë, ..."!



Autor: Prof. Dr. el-Buti

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...