Banner

Fetva 249



Pyetja:

Zotimet që i kushtohen All-llahut (nedhret) a janë Hallall (të lejuara) apo janë Haram (të ndaluara).

Nëse janë të lejuara dhe njeriu nuk është në gjendje t'i realizojë ato sikur unë që kam bërë nedhr (jam përbetuar ndaj All-llahut) se do të japë diçka që ka një shumë parash të caktuara.

Por, tash unë e morra vesh se ajo gjë kushton tetëfish më tepër se sa kam menduar, gjë që nuk mundi ta realizoj.

Pyetja ime është se: Nedhrin a duhet ta paguaj sipas shumës që unë e kam paramenduar apo kërkohet që ta llogaris sipas llojit të tij?

Gjithashtu në rast të pa mundësisë a lejohet që të agjëroj tri ditë si zëvendësim për te?


Përgjigja:

Merret në konsederatë sendi që ti e ke bërë nedhër e jo vlera e supozuar që e ke patur në kujtesën tënde.

Kurse nëse ti je i pamundshëm që ta realizosh ate atëherë ajo ngel e vjerur deri sa të kesh mundësi që ta realizosh.

Por, nëse ngel i pamundur atëherë shpresohet se All-llahu nuk do të të merr në llogari për një gjë që nuk ke mundësi ta realizosh.



Autor: Prof. Dr. el-Buti

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...