Banner

Nuk ka ikje (rrugëdalje) prej imitimit! 3



E para: Nuk ka ikje (rrugëdalje) prej imitimit (teklidit) dhe se është i lejuar sipas konsensusit të të gjithë muslimanëve:

Imitim është përmbajtja (kapja) për fjalën e një njeriut pa e ditur argumentin për saktësinë dhe vlefshmërinë e asaj fjale, edhe pse dihet argumenti se imitimi është i lejuar dhe i saktë. Imituesi, mund ta dijë se imitimi i një dijetari muxhtehid është i saktë, mirëpo nuk e di argumentin për saktësinë e asaj që e imiton muxhtehidin.

Nuk ka dallim që kjo vepër të emërtohet me emrin teklid ose ittiba'. Që të dyjat kanë të njëjtin kuptim. Nuk është vërtetuar asnjë dallim gjuhësor mes tyre. Allahu xh.sh. për teklidin (imitimin) është shprehur me ittiba' në llojin më të keq. Allahu xh.sh. thotë: "Përkujto kur do të largohen ata që u prinin prej atyre që i ndiqnin, e të gjithë e shohin dënimin dhe këputen lidhjet e tyre. E ata, të cilët u patën shkuar pas do të thonë: Ah, sikur të na lejohej një kthim e të largohemi prej tyre siç u larguan ata tash prej nesh", (el-Bekare: 166-167). Nuk ka dyshim se qëllimi i fjalës ittiba' këtu është imitimi i verbët i paarsyetuar.

Pa marrë parasysh se a sjell ndonjë ndarje të re mes këtyre dy nocioneve apo jo, sidoqoftë ndarja e njerëzve bëhet në dy, sepse hulumtuesi ose është i njohur mirë me argumentet dhe me mënyrën e nxjerrjes së dispozitave prej tyre, e në këtë rast ai është muxhtehid, ose të mos jetë i njohur me argumentet dhe mënyrën e nxjerrjes së dispozitave prej tyre, e në këtë rast është imitues i muxhtehidit. Numri i madh i termeve dhe i nocioneve nuk ndryshon realitetin.

Cili është argumenti se imitimi (teklidi) është i legalizuar dhe obligativ në rast kur nuk mund të bëjë ixhtihad?! [1]

Argumenti është në disa aspekte:



Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Dr. Naser RAMADANI



_________________________

- Shkëputur nga libri: "JOMEDHHEBIZMI - bid'ati më i rrezikshëm që kërcënon sheriatin islam".

[1] - Duhet të dihet se me këtë fjalë kemi për qëllim vetëm dispozita sekondare (furu'), ndërsa nuk lejohet imitimi në çështjet e besimit që kanë të bëjnë me bazat e fesë në, sipas konsensusit të dijetarëve.
Dallimi fshehet në atë se në çështjet e besimit nuk mjafton hamendja (edh-dhannu), por, ajo plotësohet me anë të bindjes dhe në mënyrë të prerë, duke u bazuar në ajetin kur'anor: "Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamët dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi".
Po ashtu ajeti kur'anor, i cili ua zë për të madhe atyre që i përmbahen hamendjes (edh-dhannu) në besimin e tyre ku thotë: "... Ata nuk ndjekin tjetër vetëm supozime dhe nuk janë tjetër vetëm se rrenacakë". Në bindje të thellë njeriu mund të arrijë vetëm me anë të të menduarit, hulumtimit dhe studimit.
Ndërsa dispozitat anësore sekundare (furu'), për të realizuar adhurimin ndaj Allahut mjafton hamendja (edh-dhannu). Do të thotë se Allahu xh.sh. në këtë rast hamendjen e muxhtehidit e konsideron argument të sheriatit dhe e obligon që të punojë në bazë të tij.
Argument për këtë është se Muhamedi a.s. dërgonte nga një njeri në vende të ndryshme për t'ua mësuar njerëzve dispozitat sekondare (ehkamul-furu') siç janë ibadetet, etj., dhe i obligonte njerëzit që të veprojnë sipas asaj që u thoshte ky njeri i vetëm: Duke ditur se lajmi i një personit sjell vetëm hamendje (edh-dhannu).
Sikur që atyre u thotë: Nëse mendoni -me anë të studimit ose të imitimit të dijetarit studiues- se hukmi është kështu, atëherë keni për obligim praktikimin e atij. Ky është dallimi mes obligimeve të sferës së besimit dhe dispozitave të fikhut.

Në rregull

Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...