Banner

JoMedhhebizmi: Parathënia e botimit të parë 1 [1]



Hyrje

Kisha shpresuar që të gjeja ndonjë person të sinqertë që më shpëton nga të shkruarit rreth kësaj teme.

Gjithnjë kam qenë i kujdesshëm që, të mos merrem me diçka tjetër përpos me atë që çdo musliman e ka për obligim ta kryej sot, siç është: studimi i gjendjes së muslimanëve si dhe anomalitë e rrezikshme që kanë depërtuar në mesin e tyre, gjë që u kanë sjellur atyre humbje, përçarje dhe nënçmim.

Këto sëmundje po u kërcënohen muslimanëve me zhdukje të plotë, nëse nuk shpejtojnë për ta mjekuar veten me mënyrën më të përshtatshme dhe më të shpejtë.

Po, gjithnjë kam qenë i kujdesshëm që të mos i lë këto probleme anash e të merrem me gjëra të vogla që nuk kanë nevojë për argumentim. Mirëpo, çka të bësh me atë person i cili ka grumbulluar shumë prej këtyre çështjeve që nuk kanë nevojë për argumentim, pasi që i ka shndërruar në çështje diskutuese që kërkojnë studim dhe hulumtim dhe i ka bërë pengesë të madhe para atij personi që dëshiron të merret me shërimin e këtyre çështjeve të rrezikshme!

Çdo të bësh sikur ta shohësh një njeri që ka gjakderdhje, ti e merr për ta çuar në spitalin më të afërt për t'ia shpëtuar jetën, por rastësisht, prej nga nuk e mendon të del një njeri, ta mbyllë rrugën duke ta merr këtë të sëmurë prej dore dhe e çon në banjon më të afërt për pastruar në trupin e mandej për ta zbukumar?!

A ka mënyrë tjetër për ta shpëtuar jetën e këtij të sëmuri përpos që t'ia tërheqësh vërejtjen që të mos i nënshtrohet këtij të çmenduri, e më pas ta largosh prej tij dhe ta merrësh me shpejtësi sikur vetëtima për ta çuar te mjeku?

Problemet, me të cilat muslimanët janë duke u ballafaquar sot janë: mosbesimi, devijimi në sjellje dhe largimi prej parimit. Nuk do të preferohej që shkrimtarët dhe mendimtarët (atyre që u intereson çështja e muslimanëve) të merren me diçka tjetër pos me zgjidhjen e këtyre tre problemeve. Mirëpo, si do t'i shërosh këto probleme kur mes teje dhe tyre ekzistojnë pengesa për të cilat muslimanët nuk duhet të humbin kohë?

Si do t'i zgjidhësh këto probleme kur nëse kthehesh dhe sheh se ata që ke arritur t'i nxjerrësh në rrugën e imanit dhe në sjelljet e tij, mes tyre dhe imanit kanë lindur pengesa tjera të reja, të cilat ua kanë humbur rrugën dhe i kanë hedhur në hamendje që nuk ka fillim as nuk ka dalje prej saj: imitimi i katër medhhebeve konsiderohet kufër. Kapja për një medhheb të caktuar konsiderohet dalalet dhe devijim nga e vërteta si dhe prijësi i këtij medhhebi është caktuar si zot në vend të Allahut!



Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Dr. Naser RAMADANI



_________________________

- Shkëputur nga libri: "JOMEDHHEBIZMI - bid'ati më i rrezikshëm që kërcënon sheriatin islam".

[1] - Në tekstin origjinal të këtij libri, para kësaj parathënie gjrndet fjala e prindërit të autorit, të cilën nuk e pamë të nevojshme që të përkthehet. (N.R.).

Në rregull

Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...