Banner

Fetva 60 - A do te arrijë Shkenca të kuptojë Muxhizen



Pyetja:

Ne jemi nxënës të një shkolle të Sheriatit që gjendet në Damask. Ne me këtë pyetje i drejtohemi ekselencës së tij, Dr. Muhammed Seid Ramadan El-Butit për ta pyetur atë për një gjë për të cilën kemi paqartësi të tipit shkencor e besimor me disa mësimdhënës të nderuar. Pyetja është kështu: A është e mundur që një ditë Shkenca të arrijë të kuptojë se ç'është Muxhizja, si është zhvilluar dhe si ka ndodhur ajo?

Mësuesi thotë se një gjë e tillë është e mundur dhe këtë e mbështet në fjalën tuaj që gjendet në librin "Kubra Eljekinijat".

Ndërkaq, nxënësit thonë se një gjë e tillë nuk është e mundur dhe fjalët e tyre i mbështesin poashtu te ju edhe atë nga ajo që kanë kuptuar prej librave, mësimeve tuaja e sidomos prej një hytbeje të Xhumasë ku keni demantuar fjalët e një dijetarit të famshëm i cili ka thënë se udhëtimi i Israsë është bërë me trup eterik si dhe duke argumentuar në atë se shkenca thotë se çdo trup që qarkullon sillet me shpejtësinë e dritës duke u shëndruar në energji. Shkenca nuk e ka të njohur vërtetësinë e Israsë dhe Miraxhit, bile gjatë kësaj kohe dinamike interesimi për këtë nuk është në nivelin e duhur.

Gjithashtu, këtë e argumentojmë me atë se dijetarët e shkencave eksperimentale nuk vërtetojnë diçka të tillë përderisa ajo gjë nuk i nënshtrohet eksperimentit. Pra, si është e mundur që ne të analizojmë realitetin e Muxhizes e cila ka kaluar e të njihemi me sistemin-ligjin (nëse më lejohet kështu të shprehem) mbi të cilin është ngritur ajo muxhize dhe me mënyrën se si është thyer ligji i rëndomtë. Ndërkaq, Muxhizja është thyerje e ligjit për ndonjë çështje që vazhdimisht ndodh e që ne më pastaj i themi sistem-ligj.

Si mund të njohim një gjë të tillë kur ne shpesh gjatë ditëve tona shohim gjëra të jashtëzakonshme që shkenca nuk ka mundur tua dijë shkaqet, si për shembull: rasti që ka ndodhur në Jordani ku prej një peme binte borë dhe atë në stinën e verës si dhe shpërthimi i ujit të detit gjatë një kohe në drejtim të qiellit. Pra, shkenca është e pamundshme të dijë për shkakun dhe vërtetësinë e këtyre gjërave e lere më të dijë për ato gjëra që kanë ndodhur para 14 shekujve. Gjithashtu, mendimin tonë e mbështesim edhe në argumente tjera.


Përgjigja:

Nuk ekziston ndonjë pengesë që All-llahu të inspirojë dikë prej robëve të vet e të kuptojë mënyrën se si është zhvilluar ndonjë Muxhize. Pra, një gjë e tillë është prej të mundshmëve për nga aspekti i besimit.

Por, kjo gjë e mundshme nuk do të thotë se shkencëtarët kanë arritur të bëjnë analizën shkencore të mënyrës se si është zhvilluar Muxhizja e Israsë dhe Miraxhit si dhe Muxhizet tjera.



Autor: Prof. Dr. el-Buti

Në rregull

Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...