Banner

Fetva 82



Pyetja:

Krahas punës sime private, në një xhami unë i fali njerëzit. Në një rast ndodhi që pasi përfunduam namazin e jacisë m'u kujtua se nuk kam marrur abdest. Gjithashtu, edhe një herë tjetër dikush ma përkujtoi se në drekën e kaluar e kam lënë një sexhde.

Pra, çfarë duhet të bëj në këtë rast. A duhet ta përsëris apo t'i lajmëroj njerëzit që ta përsërisin namazin, duke patur parasysh se xhemati i Xhamisë është shumë i madh ngase Xhamia gjendet në pazar?


Përgjigja:

Namazin që e ke falur pa abdest duhet ta përsëritish, ndërsa sa i përket Xhematit atyre ky namaz u quhet, sepse lëshimi në fjalë është i fshehur.

Por, nëse xhemati është i kufizuar (bie fjala si: xhamia e mëhallës) atëherë ata duhet të lajmërohen që ta përsërisin namazin.

Ndërkaq, nëse Xhamia është pranë rrugës ku xhemati është kalimtar siç është rasti me Xhaminë tënde ku nuk ka mundësi që xhemati të lajmërohet, atëherë në këtë rast All-llahu nuk e ngarkon njeriun përtej mundësive.

Ndërkaq, lëshimi i sexhdes është gabim i dukshëm (i hapur) që prish namazin, andaj si ti gjithashtu edhe xhemati pas teje duhet ta përsëritni atë namaz.



Autor: Prof. Dr. el-Buti

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...