Banner

Fetva 83 - Gruaja që hyp vetë në automjet (taksi)



Pyetja:

Si është dispozita e Sheriatit që gruaja të hyp vetë në ndonjë automjet (taksi) dhe a ka ndryshim në këtë dispozitë nëse rruga është me njerëz (siç është rasti me periferitë e qytetit).

Si dhe kjo dispozitë a është e lidhur (varur) me nevojën apo jo (bie fjala të vizitojë vetëm një shoqe të saj)?


Përgjigja:

Ndalohet që gruaja të jetë e vetme me ndonjë burrë të huaj.

Por, përderisa automjeti lëviz në rrugët e qytetit dhe xhamat i ka të dukshëm atëherë prezenca e saj me shoferin nuk konsiderohet hulve (vetmi). Ky është ixhtihadi im.

Por, nëse vetura i kalon ndërtesat e vendbanimeve apo të ngjajshme, atëherë konsiderohet hulve (vetmi e ndaluar).



Autor: Prof. Dr. el-Buti

Në rregull

Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...