Banner

Fetva 184



Pyetja:

A ka të drejtë muslimani që të gjejë përgjigje apo fetva më të lehtë që përputhet me Sheriatin duke mos u mbështetur në pasione, krahas ndonjë fetvaje të shtërnguar?


Përgjigja:

Mënyra për atë që ti thua është që t'i drejtohesh një njeriu që posedon dituri të bujshme dhe Fe të denjë si dhe çiltëri ndaj All-llahut të Lartëmadhëruar.

Për të gjetur një njeri të këtillë është shumë rëndë pasiqë neve jetojmë në një kohë për të cilën i Dërguari alejhis-selam ka thënë: "All-llahu i Madhëruar nuk do t'ua marrë (njerëzve) dijen në atë mënyrë që do t'ua nxjerrë nga shpirtrat e tyre por, do ta marrë ashtu që do të bëjë të vdesin të diturit, pas të cilëve në tokë nuk do të mbetet asnjë njeri i ditur. Atëherë njerëzit për vete do t'i marrin për imamë injorantët. Ata do të pyeten (me pyetje të ndryshme) e ata do të përgjigjen pa dije përkatëse. Kështu ata (injorantët) vetë do të lajthisin por, edhe do t'i lajthisin të tjerët", (Muttefekun alejhi).



Autor: Prof. Dr. el-Buti

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...