Banner

Fetva 185



Pyetja:

Më herët sëmundja rrezikonte vetëm klasën e injorantëve. Kurse tash edhe klasën intelektuale edhe ate jo vetëm ate që merret me dituritë profane por, edhe ata që janë intelektualë të përkushtuar Islamistë. Ajo sëmundje është: komentimi i çdo gjëje me të cilën njeriu ballafaqohet nga vështirësitë dhe problemet me magjinë (sihrin), xhinët dhe batakçillëkut me kthimin te disa hoxhallarë (sipas supozimit të tyre) për ta zgidhur magjinë. Është këputur lidhshmëria e lartë midis besimit në magjinë, xhinët dhe dredhakërisë!

Shpresoj që t'na sqaroni dallimin midis magjisë (sihrit) dhe dredhakërisë (batakçillëkut) nëpërmjet librave, simpoziumeve dhe demantimin e tyre në atë që kohëve të fundit paraqitet me të madhe në programet satelitore.

Si të veprojmë dhe kujt t'i kthehemi kur me të vërtetë ballafaqohemi me ndonjë person që është në gjendje faktike të magjisë e sidomos kur nuk mundet të dëgjojë Kur'an e as leximin e tij?


Përgjigja:

Magjia (sihri) ekziston dhe ata që merren më te për të dëmtuar të tjerët janë shumë. Por, të jesh e bindur për dy çështje në vijim:

E para: Ç'do njeri që përpiqet të dëmtojë ndonjë krijesë tjetër nëpërmjët kësaj rruge ai pasojën e kësaj gjëje doemos se do ta gjejë në tupin apo mendjen e tij.

E dyta: Nëse njeriu është prej atyre që me të vërtetë u përmbahet urdhrave të All-llahut të Lartëmadhëruar, largohet prej ndalesave të Tij, e përmend All-llahun vazhdimisht dhe është i kujdesshëm në virdet (lutjet e mëngjesit dhe të mbrëmjes), si dhe rregullave të Sheriatit atëherë magjia nuk do të zgjasë.



Autor: Prof. Dr. el-Buti

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...