Banner

Fetva 71 - A i morri Nuhi alejhis-selam të gjitha llojet e Kafshëve



Pyetja:

Në tregimin e zotriut tonë, Nuhit alejhis-selam, përmendet se prej tij është kërkuar që ai të merr nga dy gjini prej çdo kafshe. Pra, çka është për qëllim nga fjala e All-llahut "... Ngarko në të prej çdo krijese nga një çift ..." a është për qëllim nga të gjithë llojet e krijesave.

Ti e di se një gjë e tillë është e pamundur ngase krijesat e All-llahut janë me miliona ku tubimi i tyre kërkon miliona vite, vend të gjërë dhe ushqim për të gjithë ato.

Ndërkaq, ju e dini se cilësimi i anijes në Kur'an është se ajo ka qenë një anije drrasash e shtyllash të gojëzuara e jo anije superiore.


Përgjigja:

Nuk ka nevojë që Kur'anin ta ngarkojmë më tepër se sa që ngërthen në vete. Në Kur'an thuhet: "... Ngarko në të prej çdo krijese nga një çift ...".

Ajeti ngërthen këtë kuptim: Prej çdo kafshe që e sheh merr nga dy gjini. Ndërsa, a ka marrë prej çdo llojit të krijesave nga dy gjini Kur'ani për këtë gjë nuk flet.

Andaj, të ngarkohet Kur'ani me atë që nuk e përmban është gabim dhe vepër e refuzuar.



Autor: Prof. Dr. el-Buti

Në rregull

Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...