Banner

Fetva 193 - Zekati i floririt



Pyetja:

Dëshiroj të pyes për mendimin tuaj lidhur me temën e zekatit të floririt. Unë kam dëgjuar shumë mendime të dijetarëve dhe secili thotë të kundërtën e tjetrit.

Disa thonë se vazhdimisht është obligim. Disa të tjerë thonë se nuk është obligim për floririn që është për zbukurimin e gruas.


Përgjigja:

Nuk kam mendim timin aty ku dëshmon Kur'ani ose Sun-neti. Nuk besoj se dikush mund të ketë për një gjë të tillë mendimin e vet. Nëse floriri arrin nisabin dhe kalon motmotin atëherë unanimisht zekati duhet të jepet për të.

Kundërshtim midis dijetarëve ka për floririn që gruaja e përdor për zbukurim. Sipas mendimit të Imam Shafiiut dhe shokëve të tij nuk jepet zekat sepse domethënia e vlerës bie nga floriri për arsye se ai është shndërruar në zbukurim i cili është ngrirë për zbukurim.

Kurse te të tjerët si te Imam Ebu Hanifeja zekati vazhdon të ngel obligim pasiqë vlera ende i ngel. Nëse duash ndjeke Medhhebin e Ebu Hanifesë për zekatin e zbukurimeve që i ke në flori e nëse do mund të ndjekish edhe Medhhebin e Shafiut në atë që të mos japish.



Autor: Prof. Dr. el-Buti

Në rregull

Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...