Banner

Fetva 47 - Tarikatet dhe ligjshmëria e tyre



Pyetja:

Për dikend thuhet se ndjek: "Tarikat", se ka virde (zikre) të veçanta, se është duke ndjekur ndonjë rrugë për të luftuar nefsin, etj..

Pra, ç'është tarikati? Sa është i ligjshëm? Dhe a është metodë e mirë për të pastruar nefsin dhe për të ecur nëpër shkallët e atyre që janë "Aarifiin" (ata që janë njohës të mirë ndaj All-llahut)?

Gjithashtu, kjo a ka qenë e njohur te selefët e Ummetit tonë? Ndërkaq, nëse nuk e kanë pasur të njohur, atëherë a pajtohet me rrugën e tyre?


Përgjigja:

Fjala "Tarikat" për çështjen që ti po pyet është e barabartë me fjalën "el-Menhexh" (rrugë, program, metodë). Pra, qëllimi i kësaj dhe i asaj fjale do të thotë rruga apo metoda në të cilën edukatori i udhëzon vëllezërit dhe nxënësit e vet për të dëlirë dhe për të pastruar nefsin nga ato gjëra që All-llahu Fuqiplotë i emërtoi: "Batinu el-Ithm" (gabimet e brendshme). Kjo rrugë a metodë në të shumtën përfshin virde dhe zikre që ndjekësi gjithmonë i praktikon.

Barometri i ligjshmërisë apo joligjshmërisë të kësaj rruge është kriteri i Sheriatit Islam. Ndërkaq, nëse kjo metodë apo rrugë është e rregulluar sipas dispozitave të Sheriatit Islam dhe e marrur nga Kur'ani dhe Suneti, atëherë ajo është metodë e ligjshme dhe valide. Ndërsa, nëse është jashta disiplinave të Sheriatit, atëherë ajo nuk është e ligjshme e as valide.

Muslimani që t'i përmbahet ndonjë metode edukative për pastrimin e nefsit s'ka dyshim se kjo gjë është ndjekje e rrugës së Selefëve që ishin prej shokëve të Pejgamberit dhe pasuesve të shokëve të tij. S'ka dyshim se ata në këtë gjë ishin shembull për këtë Ummet.



Autor: Prof. Dr. el-Buti

Në rregull

Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...