Banner

Fetva 154 - Sharja e Sahabëve dhe ofendimi ndaj Aishes



Pyetja:

A është kafir ai që shanë Sahabët (shokët e Pejgamberit alejhis-selam) edhe atë pa marrë parasysh se cilit drejtim i takon?

Si është dispozita e Sheriatit ndaj atij që akuzon nënën e besimtarëve, Aishen, All-llahu qoftë i kënaqur me te dhe a lejohet marrëdhënia, falja e namazit pas tij si dhe martesa me te?


Përgjigja:

Ti shpallish njerëzit kafira nuk është gjë e lehtë dhe nuk jam prej atyre që në përgjithësi u drejtojnë njerëzve akuza për mosbesim. Por, unë them se: është shumë e frikshme që ai që vazhdon të shajë Sahabët jeta e tij të përfundojë me Kufr-Mosbesim.

Ai që gjuhën e tij e lëviz me ndonjë ofendim a fjalë të keqe për nënën e besimtarëve, Aishen, ai person në të njëjtën kohë atë fjalë ia ka drejtuar të Dërguarit të All-llahut alejhis-selam.

Sikur personi në fjalë të kishte një fije respekti ndaj Pejgamberit të All-llahut (të cilën gjë All-llahu na urdhëron neve në Kur'an) ai nuk do të guxonte të lëviz gjuhën e tij me ndonjë fjalë të keqe ndaj gruas së Pejgamberit alejhis-selam.



Autor: Prof. Dr. el-Buti

Në rregull

Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...