Fetva 97
Pyetja:
Shoqja ime e ngushtë që i takon fesë krishtere më ka këkruar që t'ia dhuroj një Kur'an që të njoftohet me fenë Islame.
Pra, a ka ndonjë pengesë që unë t'ia dhuroj Kur'anin duke vërejtur sinqeritetin e saj në këtë kërkesë.
Por, unë nuk do t'ia dhuroj derisa nuk marr përgjigjen tuaj.
Përgjigja:
Lidhur me këtë në ixhtihadin (interpretimin) tim personal them: Nëse ty ta pret mendja më tepër se kjo gjë do të bëhet shkak i udhëzimit të saj, atëherë mund t'ia dhurosh dhe kjo është një metodë e D'aves (thirrjes në Islam).
Por, nëse nuk ta pret mendja kësisoji, kështu që janë në pyetje mundësi të ndryshme për insistimin e saj lidhur me këtë gjë, atëherë nuk duhet t'i përgjigjesh, siç thonë edhe masa dërmuese e Fukahave (furistëve).
Autor: Prof. Dr. el-Buti