Banner

Fetva 211



Pyetja:

A më lejohet që pasuritë t'i vëndoj në bankë (llogari kursimi) pa kamatë? Këtë e bëj nga frika që t'mos m'i vjedhin dhe duke marrë parasysh se nuk mund të gjeshë dikë që mund t'i besosh. Nëse nuk bën atëherë çfarë zgjidhje ka për atë që i tubon paratë për të blerë banesë?


Përgjigja:

Nuk lejohet që pasurinë ta lësh në një ndërmarrje që punon me kamatë d.m.th. pasurinë ta investosh në transakcione të kamatës përveç në raste të nevojës ekstreme.

Në të gjitha rastet nuk lejohet që kamatën ta lësh në bankë ose në ndërmarrje, njëkohësisht edhe pronarit të asaj pasurie nuk i lejohet që kamatën ta bëj pronë të veten, por atë duhet ta shpenzojë aty ku shpenzohet pasuria e humbur që nuk mund t'i gjindet pronari.

D.m.th. shpenzohet për të mirat e muslimanëve, madje për këtë veprim pronari nuk ka sevap.



Autor: Prof. Dr. el-Buti

Mbylle Es-Selatu ve es-Selamu alejke, ja Resul-Allah, ja Habib-Allah, ja Nebijj-Allah, ...

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...